Prokuroria shënjestron një rast të ri për shpërlarje të parave, 14 të përfshirë 

                        Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj, ka mbajtur sot takimin e radhës me ekipin e përbashkët për përzgjedhjen dhe shënjestrimin e krimeve të rënda. Në këtë mbledhje është shënjestruar një rast i ri me 14 persona të përfshirë.“Prokuroria Speciale njofton se rasti i shënjestruar është i koduar me emrin ‘’Skema’’, ku janë të përfshirë 14 persona, për veprën penale “Shpëlarja e parave”për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit”, thuhet mes tjerash në njoftim.

Njoftimi i plotë:

“Prishtinë, 7 nëntor 2022 – Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj, ka mbajtur sot takimin e radhës me ekipin e përbashkët për përzgjedhjen dhe shënjestrimin e krimeve të rënda, ku kanë shënjestruar një (1) rast të ri me katërmbëdhjetë (14) persona. Prokuroria Speciale njofton se rasti i shënjestruar është i koduar me emrin ‘’Skema’’, ku janë të përfshirë katërmbëdhjetë (14) persona, për veprën penale “Shpëlarja e parave”, nga neni 302 të KPRK-së dhe lidhur me nenin 56, paragrafi 1 të Ligjit nr. 05/L-096 për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit”, thuhet në njoftimin e prokurorisë speciale.