Propozim për ZRRE dhe qeverinë-Shkruan;Qemal Mehmeti,inxh i ektro.

Pas leximit të materialeve të bëra publike nga ZRRE dhe mbledhjes së hapur të komisionit të Kuvendit të Kosovës lidhur me kërkesën për shqyrtim të tarifave të energjisë elektrike edhe më tepër u binda që ajo që ka ofruar ZRRE ka shumë pasaktësi në kalkulime. Kryetari i Bordit thoshte se pragu për mbulueshmëri me energji elektrike pa import është 600kW në muaj dhe se këtë sasi e shpenzon 70% e popullatës. Kjo është e pasaktë. Ky prag arrihet dhe mbulohet me prodhimin e 375 MW në orë nga 450000 konsumatorë (450000×600:30 ditë:24 orë) . Mbi 600kWh shpenzon pjesa më e madhe e konsumatorëve , sidomos gjatë sezonës dimrore.Prandaj, pragu për bllok- tarifë nuk bënë të jetë hiq nën 1000kWh dhe pjesa mbi 1000 kWh nuk bënë të shtrenjtohet 100% , por maximum 50%, dhe atë kur bie çmimi i blerjes të ulet edhe çmimi i bllok – tarifës,sepse mbulueshmëria me import të energjisë është kalkuluar me çmimin prej mbi 400 € për MW.Bllok tarifa gjithsesi të vlejë vetëm gjatë muajve të dimrit, e jo edhe verës kur kemi prodhim edhe për eksport.Kuptohet që zgjidhja më e mirë, duke patur parasysh gjendjen ekonomike, do të ishte të mos kishte fare shtrënjtim .Poashtu qeveria duhet urgjentisht të punojë në rehabilitimin e blloqeve eksistuese të termocentraleve A dhe B si dhe në ndërtim të kapaciteteve të reja ( dy blloqeve me nga 500MW) me thëngjill, sipas standarteve europiane pasi që afati për dekomisionimin e elektranave me energjente fosilore është shtyr deri në vitin 2050.Të unifikohet përfundimisht tregu energjetik me Shqipërinë dhe të bëhën investime( bashkëinvestime) në energji të ripërtritshme.Poashtu të subvencionohen me të paktën( 50-70)% izolimet termike të ndërtesave, instalimet e pompave termike dhe të paneleve solare.