Protestë e punëtorëve të KOSTT-it, kërkojnë rritje të pagave

Sindikata e pavarur e Punëtorëve të KOSTT-it mbajti protestë para ndërtesës së KOSTT-it në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.
U kërkua rritje e pagave, siç u tha, në këtë kohë të rritjes së vazhdueshme të kostos së jetesës.
Njëherësh, janë shtruar edhe një varg shqetësimesh të tyre në pankartat që mbanin në duar: për padrejtësitë dhe diskriminimet në KOSTT, për kompensimin e orëve, për konkurset e brendshme, përshkrimin e vendeve të punës etj.