Protestë në Lipjan për vdekjen e Agon Zejnullahut

Një protestë është paralajmëruar të mbahet sonte në sheshin “Adem Jashari” në Lipjan, në lidhje me rastin e vdekjes së 27-vjeçarit Agon Zejnullahu, i cili humbi jetën në rrethana të dyshimta gjatë ndalimit nga policia. Sipas thirrjes së shpërndarë në rrjetet sociale, protesta do të fillojë në orën 20:00.“Kush e konsideron veten që ka pak moral dhe ndërgjegje, le të jetë pjesë e një proteste paqësore për Agonin, sepse ajo që ndodhi atij mund t’i ndodhë çdonjërit prej nesh”, thuhet ndër të tjera në thirrje.