Protestë “non-stop” para Kuvendit, qytetari nga Prizreni u dërgon zarfa deputetëve me pyetje për bllokadën

Qytetari Fatmir Bytyqi nga Prizreni tash e disa ditë po proteston para Kuvendit të Kosovës, duke kërkuar konstituimin e këtij institucioni pas disa muajsh bllokade, raporton Ekonomia Online.

Sot, ai do të shpërndajë 120 zarfa për deputetët e Kuvendit të Kosovës, secili me nga një pyetje të drejtuar atyre.

“Jam në protestë çdo ditë deri sa të konstituohet Kuvendi i Kosovës. Këto zarfa janë për të gjithë deputetët e Kosovës. Brenda tyre është një pyetje. Dua të shoh se sa janë të gatshëm deputetët të komunikojnë me qytetarin. Dua të di nëse deputetët e ndjejnë veten fajtorë për këtë bllokadë të Kuvendit, qoftë në mënyrë individuale apo si subjekt politik”, tha Bytyqi.

Në zarfa, ai ka përfshirë pyetjen: “A ndiheni fajtor për bllokadën e Kuvendit?”, duke u ofruar atyre katër alternativa përgjigjeje:

Po, personalisht.

Po, si subjekt politik.

Jo.

Jo, aspak.

Bytyqi theksoi se pret përgjigje nga secili deputet.

Në pankartat e vendosura para Kuvendit, ai ka shkruar mesazhe si “Duam Kuvend” dhe
“Mos na tregoni prralla me Simica, me Rasica, me arusha, por zhbllokoni Kuvendin dhe kthehuni në punë/EO/