PROTESTË PËR MBROJTJEN E VLERAVE TË LUFTËS ÇLIRIMTARE -Shkruan; Ruzhdi Gashi, avokat

17 Tetor 2025

Sheshi “Skënderbeu”, Tiranë

Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk ishte vetëm një ushtri – ishte zëri i popullit që u ngrit kundër robërisë, dhunës dhe padrejtësisë.

Falë UÇK-së, sot kemi lirinë dhe Republikën e Kosovës!

Por sot, liria po sprovohet sërish. Krerët e UÇK-së po mbahen peng në Hagë, ndërsa institucionet tona po heshtin.

Ndërkohë, shpifjet, urrejtja dhe fyerjet ndaj figurave të luftës – veçanërisht ndaj Hashim Thaçit, simbol i qëndresës dhe i organizimit çlirimtar – po përdoren për të njollosur vetë historinë e çlirimit.

UÇK-ja nuk ishte e një partie – ishte e gjithë Kosovës!

Kush e sulmon UÇK-në, po sulmon vetë identitetin dhe lirinë tonë kombëtare.

Protesta e 17 tetorit është zëri i popullit që nuk pranon padrejtësi.

Është thirrje për drejtësi, dinjitet dhe respekt ndaj gjakut të dëshmorëve.

Për ata që hezitojnë: mos qëndroni mënjanë! Heshtja është pajtim me padrejtësinë.

Për ata që e sabotojnë apo e kundërshtojnë: historia nuk i fal ata që qëndrojnë kundër lirisë së vet.

Dilni në protestë! Ngrini zërin për UÇK-në, për drejtësinë, për Kosovën!

Sepse kush mbron UÇK-në – mbron Republikën!

Me 16 tetor 2025

K o s o v ë/QendraPress/