Protestuesit thyejnë kordonin e policisë, hyjnë në oborrin e Qeverisë

Të tjera detaje kanë dalë rreth shumës që mund të përfitonte Naim Murseli në Suedi, nëse Liridonës i ndodhte diçka e keqe. Avokatja nga Suedia, Arlinda Loncari, në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin “A LIVE”, tha se mediat suedeze kanë raportuar se bashkëshorti i të ndjerës, Naim Murseli, atje ishte i punësuar në kompaninë më të njohur të sigurimeve që quhet “Folksam”.“Dua dhe të ceku se këtu në media është folur se i dyshuari, domethënë bashkëshorti i viktimës, punon në një ndër kompanitë më të mëdha të sigurimeve këtu në Suedi, që quhet Folksam, domethënë ai punon sikur këshilltar sigurimesh”, tha Loncari.