PSD me aksion, ngjyros me të zezë dritaret e ndërtesës së Qeverisë 
Partia Socialdemokrate përmes një aksioni simbolik ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për zhvillimet e fundit në veri.Ata me ngjyrë të zezë kanë ngjyrosur dritaret e ndërtesës së qeverisë, që sipas tyre tregon se mbylljen karshi qytetarëve.Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj tha se kryeministri Kurti ka vendosur në terr informativ gjithë qytetarët për zhvillimet në veri dhe propozimin franko-gjerman. “Ajo që mund të thuhet me gojën plotë është që Kosova nuk ka pasur Qeveri më të mbyllur për opinionin publik dhe mediet, dhe dialog më të mbyllur nuk ka pasur sesa që është duke e zhvilluar kjo Qeveri”. “Prandaj në mënyrë simbolike i kemi lyer me të zezë ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, për të treguar se qytetarët dhe mediet janë në një terr informativ”, tha Molliqaj.