Pse po dobësohet krahu i luftës në politikë?!Shkruan;Prof. Shani BERISHA,historian.

Kur themi e pyesim, se populli i Kosovës a e ka

dashur lirinë dhe pavarësinë nga Serbia? pa dyshim se përgjigjja do jetë po mbi 95% (përjashto 5% spiuj e tradhtar), mirëpo e vërteta është pak ma ndryshe, nga ky 95% ishin vetëm 1–2 % e atyre që lirinë dhe pavarësinë nga Serbia e kuptuan dhe u angazhuan më ndryshe-si nevojë e domosdoshme e kohës-me luftë të armatosur!

Pra, po mos të ishte guximi, trimëria e këtij 1-2 % , liria dhe pavarësia e Kosovës do mbetej vetëm një dëshirë në mendjet e popullit tonë!

Kur thamë, se mbi 95% e popullsisë e donte lirinë dhe pavarësinë e Kosovës (por, mundësisht shpejt e lehtë si torta në tavolinë) tregojnë zgjedhjet e para të pas luftës, kur partia e njeriut që tërë kohën e robërisë dhe luftës kishte propagandua nihilizëm, topitje dhe ligështi fitoi mbi 65% të votave, kurse partia që e filloi dhe fitoi luftën u ndëshkua nga vota e këtyre që ua pruri lirinë!

Krejt ky muhabet do përfundonte kështu, poqese krahu i luftës mos të ngopej vetëm me një parti të krijuar, dhe poqese këta çlirimtar mos të fillonin ti afronin dhe rehabilitonin ish- spiujt, tradhtarët dhe pacifistët anti- UÇK, anti-çlirim, dhe poqese nga egocentrizmat e tyre të ngushta, mos të filloni ti sabotonin, përjashtonin e eliminonin shokët e të afërmit e tyre me të cilët punuan e luftuan bashkë dikur!

Sot, jemi dëshmitar të fakteve, se si është përçarë- ndarë e përplas ndër vete krahu i partive të dala nga lufta, herë njëra e herë tjetra përfundojnë në krahët e atyre që në vazhdimësi i kishin sharë e fyer!

Rënia politike e atyre që dje luftuan dhe çliruan atdheun nuk do ndalet deri sa nuk e kuptojnë dhe nuk kthehen në gjirin e vet nga ku kanë dalë!/QendraPress/