Qeveria dhe Parlamenti e ka për obligim që te ju gjinden afër dhe ti ndihmojn bizneseve me masa të ndryshme
Hysni Ahmeti Dr, i shkencave tw turizmit lidhur me ate se deputetët e Kuvendit a duhet ta votojnë ligjin për rimëkëmbjen ekonomike që tua lehtësojë humbjet bizneseve?pohon:-“Deputetët duhet ta votojnë Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike, në mënyrë që ky ligj të jetë një infuzion për rimëkëmbjen e bizneseve. Thënë më sakt, Qeveria dhe parlamenti e ka për obligim që te ju gjinden afër dhe ti ndihmojn bizneseve me masa të ndryshme që sa më lehtë ta kalojnë periudhën e pandëmisë në aspektin e humbjeve financiare. Janë masat që ka ndërmarrë nga Qeveria, ato të cilat kanë ndikuar drejtpërdrejt në uljen e aktiviteteve afariste të bizneseve, e që për qëllim ka pasë mbrojtjen e shëndetit të popullatës. Thënë më shkurt përderisa bizneset janë ato që mbushin arkën e shtetit nëpërmes taksave dhe tatimeve të ndryshme, tani është koha që Qeveria të kthej nga arka e saj një shumë te mjeteve financiare në mënyrë që ti stimuloj bizneset që sa më lehtë ta kalojn periudhën e pandemisë.”/qendrapress.com/