QEVERIA KURTHI 3 E ” BEKUAR ” NGA PROF. DR. RAMÇE – Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA

A po bashkohemi me Shqipërinë apo me Serbinë: Puna e formimit të qeverisë Kurthi 3 po bëhet si tërkuzë apo si një lindje e vështirë me shumë mami. Thonë se kur ka shumë mami gjatë lindjes , fëmiu lind me të meta . Kështu duket të jetë fati edhe i qeverisë Kurthi 3 . KM në mungesë e jo në detyrë , Albin Kurthi , nuk fletë fare nëse i ka numrat apo jo , si deklarues në favor të votave i ka nxjerrë personalitetet më të shquara njerëzore , politike , kombëtare dhe intekektuale të LV – së si Halil Thaçi , Dimal Basha , Mef Bajçina , ekstazitë e Prizrenit , si garda pretoriane apo kerberë që e ruajnë derën e hyrjes për në Parajsë e që Kuvendi apo qeveria është parajsë për ta prandaj Kurthin e kanë ZOT, i binden si të ishte vet Zoti . Po t’ lëmë këta imcakë që kurrë dhe asgjë nuk kanë bërë për Kosovën , shqiptarët , kosovarët e lëre më për Shqipërinë që thuaja e konsiderojnë si vend të huaj në mos edhe armiqësor. Kohëve të fundit kisha një frikë se mund të na sulmojë Shqipëria , për vete isha dorëzuar menjëherë dhe iu kisha bashkuar forcave ” okupuese ” . Ja se na doli një trim i mishleshit që haptazi tha se do të luftonte kundër Shqipërisë , nëse na sulmon ! I besova se fort e pat kundërshtuar Serbinë , deri sa kishte derdhur lot për Xhinxhiqin dhe Ivanoviqin . Kjo vetëm sa e forcon të vërtetën se mençuria e ka një kufi , budallakia nuk njeh dhe nuk ka kufij. Po , pa merak , kjo qeveri asnjëherë nuk do të na vë para dilemave ; me Shqipërinë a me Serbinë ? Bashkimi me Shqipërinë pamundësohet nga Kushtetuta e Kosovës , për qeverinë Kurthi 2 është Kushtetuta e Ahtisarit kurse bashkimin me Serbinë nuk e pengon as Kushtetuta e Kosovës , as BE e as vendimmarrësit tjerë. Pastaj, deklaratat dhe qëndrimi i qeverisë Kurthi 2 për themeluesit e UÇK- së që e sollën lirinë , e shpallën pavarësinë dhe e krijuan shtetin , si pikë e ndërmjetme për bashkim kombëtar , nuk dallon aspak nga qëndrimi i Serbisë dhe Rusisë. Një numër i madh i tyre çështjen kombëtare e kanë si mish të huaj në trupin e tyre me përmbajtje dhe bindje jugosllave. Ta marrim Listën e deputetëve të LV – së apo të kabinetit qeveritar. Me respekt për raste të izoluara me një të kaluar kombëtare , aty nuk gjeni asgjë kombëtare , rrinë gatitu për euro para himnit memec të Kosovës , e urrejnë ” rreth flamurit të përbashkuar..” kurse në mendje dhe shpirt e kanë ” Hej slloveni “. Nëse nuk kishin moshë për të luftuar , kishin familje , që nuk kanë histori aspak kombëtare. Përkundrazi! Merrini ministritë vitale për një shtet , më gjeni një të kaluar kombëtare, personale apo familjare. Nuk i gjeni , mos u lodhni ! A po bëhet qeveria Kurthi 3 : Përfituesit e çastit duan që sa më shpejtë ta formojnë qeverinë Kurthi 3 , madje edhe ne 60.51 përqind të votave , vetëm ta ruajnë pronësinë mbi livadhin e quajtur Kosovë ku kanë shkatërruar çdo gjë mbi tokë e sidomos nëntokë. Nuk e kanë problem , as njerëzor e së paku moral nëse prostitucionin politik e përdorin për të siguruar numrat. Nuk e kanë për herë të parë ! Për të larguar çdo dyshim nëse janë siguruar numrat për qeverinë Kurthi 3 , doli në skenë një tupan i shqyer, në jetën e përditshme i njohur si ndotës mediatik , elefant i mediokritetit dhe injorancës kurse në qarqet ” intelektuale ” , i vetdeklaruar si prof.dr. Ramçe…Kurth ..ov. Partnerin e gjeti te partia që siguron stabilitet dhe siguri afatgjate për Kosovën , rajonin dhe botën…NISMËN , që , sipas meje mund ta ketë pasur qëllimin e mirë në fillim por se do të përfundojë, në të ardhmën në LV sikur mendermethënë Lista Guxo dhe Alternativa kundër veteranëve të UÇK – së e që janë shkrirë në Listën e LV – së , duke ” ruajtur identitetin..”. Fatin e tillë do ta ketë edhe NISMA dhe nuk mund ta paramendoj që Fatmir Limaj të ngjitet me fatonpeca , haxhiqamila apo zemlaken e Radojçiqit , Limoza Kularin. Apo ne klounen shëtitëse që paguhet shumë për turpin që e shpërndanë nëpër botë në emër të Kosovës , Donikë Shvarc Zezën. Nëse Fatmir Limaj dhe NISMA vërtetë do të ishin të domosdoshëm për procese politike që e presin Kosovën , nuk do të kishte asnjë problem, do të admiroheshin nga të gjithë. Por , me votat shumë modeste apo simbolike nuk do të prodhojnë asnjë rezultat përveç se do të luajnë rolin e kalit për ta kaluar lumin qeveria Kurthi 3 . E pastaj vjen ajo e famshmja : ” e kalova lumin , ta q…sha kalin.. “. Pastaj , koalicioni parazgjedhor është njëfarë marrëveshje martesore, nuk mund të shkëputet që në ditën e parë , pa ndonjë arsye të madhe ! Nëse , pa paralajmërim largoheni nga shtrati martesor – koalicioni , është njëfarë tradhëtie , mbani përgjegjësi para Robit dhe Zotit. Hyra pak si thellë ! Në anën tjetër e gjejë një arsye të besueshme për bashkim eventual të Fatmirit me Kurthin e këto janë : Fatmir Limaj e bënë këtë vetëm për çështje kombëtare e jo për poste e lëre më materiale. Fatmir Limaj do t’ bindë këta mahlukatët e LV- së se shteti nuk provohet. Fatmir Limaj bashkë me Besnik Bislimin , Hajnrullah Çekon dhe të tjerët do ta luftojnë pa asnjë kompromis korrupsionin. Ky do të jetë misioni kryesor i tij . Malishevën do ta bëjë qytet metropolitan , pa asnjë dyshim ! Ky është qëllimi dhe gjykimi i tij. Mund të ketë edhe arsye tjera por që me mungesën e kapacitetit që e kam , nuk i dalloj. Dhe , për fund , nëse Fatmiri e lidhë fatin politik me Kurthin dhe Donikë Shvarczezën , fundin politik do ta ketë aty , si pjesë e LV – së , sepse askush nuk do të bashkëpunojë me të. Fort jam i bindur se LV- së por as opozitës nuk i duhet qeveria me 61 – 63 vota, nuk vlenë për pesë para. Nëpër proceset që do të kalojë Kosova domosdoshmërisht duhet të arrihet një konsensus kombëtar dhe politik , deri në përfundim të proceseve që , as nuk do të jenë të mira e as të lehta për Kosovën. Pas këtyre proceseve do të shpalleshin zgjedhjet dhe në bazë të votave do të projektohej arkitektura politike dhe qeverisëse. Mos të mendojë se Kurthi me elberta , atiqa , damka , surroja etj., dhe duke lënë pa vendimmarrje 49 deputetë shqiptarë ( pa Limajn ) , do të mund të merr vendime të rëndësishme për Kosovën. E njëjta vlenë edhe për opozitën e pabashkuar e me një bashkim eventual , nuk do të mund të martë vendime të rëndësishme për Kosovën duke lënë 48 deputetë të LV – së ( pa Limajn ) pa vendimmarrje. Prandaj po kërkoj konsensus politik dhe nacional. Për asgjë tjetër. Me respekt , admirim , dashuri dhe përulësi përkujtoj 22 vjetorin e rënies së bardëve për çlirim dhe bashkim kombëtar , Islam Berishën – Komandant Lamin dhe Hamzë Behra in , luftëtarëve të të gjitha luftave Çlirimtare të shqiptarëve , kudo që u bënë. Komandant Lami dhe Hamzë Behrami lirinë dhe bashkimin kombëtar e kishin ideal , frymëmarrje , jetë dhe pikësynim përtej ku nuk shkohej më. Komandant Lamin e kam njohur , e kam pasur mik shtëpie ndërsa Hamzën jo. Por pasi ishte me Lamin , i njëjtë ishte edhe për mua. Komandant Lami dhe Hamzai , nuk patën çka të japin më shumë se që e dhanë , frymën dhe Jetën për të frymuar ne dhe për të jetuar ne , jo për të mbijetuar . A e kemi merituar dhe a e meritojmë sakrificën sublime të Komandant Lamit , Hamzait dhe Heronjve të Kombit . Shumë dyshoj ! 14 prill 2025 Prishtinë Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA/QendraPress/