Qytetari dorëzon në Polici  të hollat e gjetura

 Një qytetar nga Komuna e Prizrenit,  me inicialet XH.V., ka gjetur një kuletë me  shumë prej 200 euro, 35 franga Zvicrian dhe 500 Denar te Maqedonisë  se Veriut si dhe dokumente personal.

Ai , menjëherë e ka njoftuar Policinë dhe të hollat  e gjetura i ka dorëzuar në stacionin policor ne Prizren.

Personit që i kishte  humbur kuleta ishte K.M nga republika e Maqedonisë se Veriut.

Pranim – dorëzimi i kuletës mes palëve është bërë në Stacionin Policor në Prizren .

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, e ka falënderuar qytetarin Xh.V për gjestin human dhe shembullor me rastin e dorëzimit të hollave të gjetura në Stacionin e Policisë.kështu njofton zëdhënësi Vesel Gashi.