Rasti Dehari, Sylë Hoxha ngrit padi për shpifje ndaj Tomë Gashit

.

Ish-kryeprokurori Sylë Hoxha, ka bërë të ditur se ka ngritur padi ndaj avokatit të familjes Dehari, Tomë Gashi.Siç tha ai, këtë e ka bërë për shkak të disa shpifjeve që Gashi ka bërë ndaj Hoxhës.”Për do shpifje që ka bërë Tomë Gashi ndaj meje, edhe unë kam dorëzuar padi për shpifje në Gjykatën Themelore të Prishtinës. Për mendimin tim është një njeri shumë i papërgjegjshëm në këtë drejtim”.”Kam ngritur padi për shpifje pasi në një emision ka deklaru: Se Sylë Hoxha rreth orës 2 prej një takimi me policë të Shqipërisë në Prevallë, ka thënë është vrarë, Astrit Dehari”.”Qysh kam thënë, ku kam pasë me e ditë unë. Unë jam një qytetar i rëndomtë, por ndonjë pengamer, asi largpamësi s’kam qenë asnjëherë”, ka deklaruar Hoxha në Klan Kosova.Ish-kryeprokurori Sylë Hoxha, në kohën e rastit të vdekjes së Astrit Deharit, ka thënë se askush nga prokurorët e shtetit, nuk punon me tendencë.Hoxha, ka deklaruar se hetimin për rastin e Astrit Deharit, e kanë bërë në mënyrën më profesionale, derisa kur është kërkuar që rasti të kalojë në Prokurorinë Speciale.”Nuk kam punuar e as nuk punon kush prej prokurorëve të shtetit me tendencë”.”Këtu është një kod i etikës, jepet një betim për këto punë. E kemi një përgjegjësi që ia japim dikujt. Përkundrazi, nuk ka asnjë tendencë”.”Ne këto i kemi bërë në mënyrën sa më të mirë të mundshme profesionale, dhe kemi dalë me një konkluzion të tillë. Pastaj ndërkohë është kërkuar që rasti të kalojë në Prokurorinë Speciale”.”Pastaj qeveria ka ndarë mjete me çu ekspertizën edhe jashtë, mirëpo edhe këto ditët e sotit, edhe para 8 dhjetorit të vitit të kaluar, kur ndodhi zhdukja e mostrave. Unë e di që aktivist politik, por nuk bën të ndërhyhet në punën e organeve të drejtësisë”.”Me kërku drejtësi për Astritin, e nesër për këdo tjetër po, por ndërhyrje qysh kanë ndërhy atëherë e qysh po ndërhyhet edhe tash, kjo është e pakuptimtë”.