Reduktohet furnizimi me ujë të pijes në Prizren.

                     Furnizimi me ujë të pijes nga ana e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” do të ketë kufizime në pjesë të ndryshme të qytetit sikurse edhe në disa fshatra të Prizrenit. Sipas zyrtarëve të kësaj kompanie reduktimet si masë e përkohshme do të aplikohen prej orës 22:00 deri në orën 7:00. Ushtruesi  i detyrës së Kryeshefit Ekzekutiv në KRU “Hidroregjioni Jugor”, Fadil Berisha ka bërë të ditur se një vendim i tillë ka qenë i domosdoshëm marrë parasysh rënien e nivelit të ujit te burimet, keqpërdorimet, ndërprerjen e energjisë elektrike te stacionet e pompimit, sikurse edhe politikën e kompanisë të furnizimit të barabartë për të gjithë konsumatorët