Regullime dhe renovime në SHFMU “Haziz Tola” në lagjen “Jeta e Re” në Prizren

Drejtoria Komunale e Arsimit ka përfunduar projektin për rregullimin e oborrit të SHFMU “Haziz Tola” në lagjen “Jeta e Re” në Prizren. Në kuadër të këtij projekti, është funksionalizuar edhe salla e edukatës fizike, që ka krijuar kushte më të mira për nxënësit. Në ditët në vijim pritet të fillojnë punimet për lyerjen e objektit shkollor, brenda dhe jashtë, për t’u përgatitur për fillimin e vitit të ri shkollor./QendraPress/