Reportazh nga Kukësi me zemër të madhe- Mbi Gjallicë edhe sot rri pamja e bukës së thyer
Në vitin 1999 Kukësi ishte shenduar në një qytet gri, siç e quajtën mediat botërore për faktin se aty kishte dhembje të madhe të kombit shqiptar. Duke folur me shkrimtarin kuksian Petrit Palushi tha “Në maje të Gjallicës edhe sot, duket pamja e asaj maje si një bukë e thyer, Pra Kosova e Kukësi mbeten buke thyer që nga viti 1912. Ishte viti 1999 kur kuksianët së pari hapën zemrat e tyre e pastaj dyert, Ngase miku thërret o i zoti i shtëpisë. Kurse kosovarë s’kishin pse thonë ashtu. Ngase ata ishin në shtëpinë e tyre…” tregon Palushi.
Kukës, 16 prill
Sheshi i Kukësit të hënën, ishte i plotë buzëqeshje, jo si në vitin 1999 kur kosovar si pa kokë silleshin duke kërkuar nëna të birin, gruaja burrin duke kërkuar motra të vëllanë,Qyteti i Kuksit në pranverën e vitit 1999 ishte shenduar në një qytet gri,siç e quajtën mediat botërore për faktin e dhembjes së madhe që atë botë mbante në vete ai qytet, Mirëpo po atë pranverë Kukësi ishte ndër ato qytete që kishte hyrë në axhenden për të fituar shpërblimin Nobel të paqes,ngase Kuksianët me gjendje ekonomike shumë të varfër ate botë së pari hapën zemrat e pastaj edhe dyert e shtëpive të tyre .Por,aty ishin të përqendruar mbi 500 mjë kosovarë me një mal halle secili prej tyre. Ajo pranverë e vitit 1999 në vete kishte mesazhin se “Vëllai për vëllanë është në kohë të vështirë”tha kryetari Bashkisë së Kukësit Duke folur për ne shkrimtari kuksian Petrit Palushi tha “Në maje të Gjallicës edhe sot,duket pamja e asaj maje si një bukë e thyer, Pra Kosova e Kukësi mbeten buke thyer që nga viti 1912. Ishte viti 1999 kur kuksianët së pari hapën zemrat e tyre e pastaj dyert, Ngase miku thërret o i zoti i shtëpisë. Kurse kosovarë s’kishin pse thonë ashtu. Ngase ata ishin në shtëpinë e tyre .Ajo që ishte shumë e rëndësishme ishte ajo kohë që i ngjante një titulli të Kadares” ra ky mort e u pamë”.Prandaj ata kosovarë këtu gjeten emrin e shkollës “Lidhja e Prizrenit” gjeten emrin e shkollës “Bajram Curri’. Kosovarët këtu gjetën ” varrin e atdhetarit Hasan Prishtina shumë dhe i bënë homazhe, por, fëmijët e Kukësit patën rastin të dëgjojnë emra të bukur shqip si Kaltrinë , Besë,Vlorë Humarë,Kaninë, Rozafë e shumë e shumë emra të bukur si Berat , Milot. emra që në Kukës mungonin, Kjo e bëri një atë bukë të thyer të Gjallicës ta kujtimin si diçka të thyer, Këtu është ndoshta i vetmi mal në botë që edhe sot e kësaj dite e mban emrin “Pikëllmië”. Sepse, bota dhe toka shqiptare ndahej në copë copë dhe ai mal u quajt Pikëllimë”tregon shkrimtari Palushi. Kurse ish kyetari i Bashkisë Shefqet Broka, kujton 8 prillin e vitit 1999. Unë nga një pjesëtar i UÇK-së mora një telefonat se një numër i madh qytetarësh janë drejtuar nga Gjakova në drejtim të Prizrenit, Unë menjëherë i them Presidentit për informatën. Ai ma kthen s;kan çka lypin ata në Prizren por drejtoni për në Kukës e ju përgatituni për ti pritur, Mirëpo, përfaqësues të NATO-së erdhe dhe na thanë “Sot nuk ka kosovarë të ardhur. S’do të ketë asnjë, ne i besuam :NATO doli me komunikatë se nuk ka kosovarë të depërtuar, Mirëpo në orën 22 njoftohemi se janë 127 kosovarë të depërtuar, pas dy urëve thonë se tash janë 5700 kosovarë të dëbuar: NATO erdhën dhe heshtën para nesh e hoqën e lajmin e shlyen, Kurse ne filluam të mendojmë për sistemim dhe ushqim, Ishim pa gjumë i sistemuan në Kinema dhe xhami. Mendonin se tu ndihmojmë UNHRC na njoftuan se ne fond ditor kishin vetëm 300 marka. As një orë nuk shkuan erdhën na thanë për kosovarët tek kinemaja u krye i siguruan të gjitha i pyes kush? Populli mu përgjigjën. Ma vonë edhen nga xhami thanë i kryem të gjitha me ushqime kush u themi? Populli më thanë qava nga gëzimi dhe pyeta veten, ku marrin o zot këtë njerëz,”tregon Shefqet Broka, Mirëpritja Kukësin e bënë këtë qytet mikpritës me nivel jo vetëm kombëtar por, ndërkombëtar .Derisa vetë kuksianët sot ishin të gëzuar dhe ritakuan shumë kosovarë që në ditë të vështir ishin bashkë . Adem Krasniqi nga Mitrovica sot për gazetë ndaj rrëfimin e e tij të dhembshëm “se për 24 orë mbrimë në Vërmicë aty në ndalën na keqtrajtuan dhe na i morën dokumentet. Duke na pa të plagosur policët serbë na thonë a jemi ushtarë të UÇK-së edhepse ata na kishin grumbullar me natë në atë shtëpi dhe aty na gjuajtën me granata. Kukësi i cili kishte hapur dyertë dhe kishte shtruar zemrën e mikpritjes për kosovarët e dëbuar, e të humbur, kur nuk dinin as për familje e as për trupat tanë .”Atje na dërguan nëpër disa banesa na si sollën mjekët për një muaj reshtë .Jemi shëruar unë edhe fëmijët: aty pastaj pas një muaji na dërguan në Laç derisa jemi kthyer.” Rrefimet e këtilla për bujarinë e Kukësit ka jo më pak se ndoshta 200 mijë raste ka Kosova nga Drenica, Përdrinia Prokuropa e nga secila pjesë e Kosovës sidomos Dukagjinit .Kurse një meritë të pakursyer në këtë kohë ka pasur edhe TV Kukësi dhe sidomos pronari Lutfi Meçkaj i cili nuk pati kursyer tërë veten dhe stafin e tij për të njoftuar familjet se ku gjenden njerzite e secilës familje, Atëbotë valët e Tv Kukësit ishin të shtrira në komunat e Gjakovës dhe Prizrenit dhe mijëra familje kuptonin fatin e familjarëve të tyre, Ai ka bërë shumë për Kosovë andaj edhe ai është pjesë më thelbësore e kësaj dhembje. Kurse me këta rast për këtë çështje ish kryetari Broka tha se “Kisha dhënë një intervistë për mediat daneze dhe mes tjerash kisha thënë më ka marrë malli ti shoh njerëzit e mi dhe ku marrin o zot këta?! Ata tani kërkonin arsyen pse kam thënë ashtu. U them do të jap përgjigjen, dola ne shesh dhe u them pyetni nga janë, ata i pyeten mbi 30 të gjithë kosovar. Pastaj u them pyesni më çka kanë ardhur i pyesnin mbi 40 të gjithë tonë me plaçka trupi. U them i morët përgjigjen. Ata u përlotën, Pra ky është Kukësi i vitit 1999, përfundon rrëfimin e tij Broka .
Q.THAÇI