Reshit Kushaj-Këtë vit në shkollat e mesme të Prizrenit do të regjistrohen 1595 nxënës në klasat e dhjeta

Nga dje në të gjitha shkollat e mesme të komunës së Prizrenit ka filluar regjistrimi i semimaturantëve që mund të vazhdojnë shkollimin e mesme në klasat e dhjeta , Për këtë vit DKA ka paraparë regjistrimin e 1595 nxënësve në shkollat e mesme. Sot kemi kontaktuar zyrtarët e lartë të DKA-s ë në Prizren . të cilët kanë dalë për ët pa procesin e regjistrimit se si po shkon, ne kemi viyituar Gjimanzin ‘’Remiu Ademaj’’ në Prizren , ku zyrtarët e arsimit Reshit Kushaj dhe Nexhat Maçkaj bënin vizita për të për procesin e këtij regjistrimi. Reshit Kushaj, nga Drejtoria e Arsimit me këtë rast na tregoi se këtë vit DKA ka paraparë që të regjistrojnë në shkollat mesme 1595 semimaturantë në gjuhën shqipe 1307, në gjuhën boshnjake do të regjisrojen174 semimanturantë deh në gjuhën turke 114 nxënës. Natyrsht këtu bëhet fjalë për shkollat e mesme publike si dhe ato që gjenden në terren .Profesori Reshat Reshti nga gjimnazi gjuhësor ‘’Remzi Ademaj’’ me këtë rast na tha se interesimi është i mirë dhe se numri i nxënësve të paraqitur është i kënaqshëm. Ai tha se tani për tani në këtë gjimnaz po i regjistrojnë nxënësit me sukses nga 3, 5 deri në notën 5. Kurse zyrtari i arsimit Reshit Kushaj tregon se janë komisionet e regjistrimit si dha ata të vlerësimit, Pas kësaj po shihet se konkurrencë do të ketë në Shkollën e Mesme të Mjekësisë dhe në Gjimnazin ‘’Gjon Buzuku’’.. mirëpo ai pohoi se ka edhe një regjistrim të dytë ku nxënësit që duan të regjistrojnë shkollën e mesme do ta gjejnë mundësinë regjistrimit