Reshjet e shumta të shiut, në këto qytete do të ndalet uji 

                            Pas reshjeve të mëdha të shiut, kanali i Ibrit është turbulluar dhe si rrjedhojë do të ketë reduktime të ujit, njofton Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”.Obiliqi me fshatra, Fushë Kosova së bashku me Zonēn Industriale, Lagjen Arbëria dhe Kodra e Trimave do të kenë furnizim me ujë me presion më të ulët ndërsa, Drenasi mbetet pa furnizim nga ora 11:00. Ekipet shtese dhe departamenti i cilësisë janë në teren për të monitoruar situatën.