Restaurohet shtëpia tradicionale e familjes Sokoli në Prizren

               Është kryer restaurimi i shtëpisë tradicionale të familjes Sokoli në Prizren. Këtë lajm e ka dhënë ministri për Kulturë, Rini dhe Sport, Hajrulla Çeku. Shtëpia e familjes Sokoli që ndodhet në rrugën “Adem Jashari” në Prizren, konsiderohet pasuri e trashëgimisë kulturore.Asaj i është ri-konstruktuar çatia, fasada dhe i është bërë trajtimi i strukturës së dyshemesë së meskateve.