Rikthehen reshjet e shiut, moti për ditët në vijim

0

                       Mot butë me vranësira dhe dell pritet të mbajë në vend gjatë ditëve të ardhshme. Të shtunën ka mundës për reshje lokale shiu.Ditëve në vijim parashihet të mbajë mot më butë, me temperatura maksimale që vende-vende kalojnë edhe vlerën prej 20C. Do të ketë vranësira të ndryshueshme por edhe intervale me dell gjatë ditës. Të premten pasdite me mundës për riga lokale shiu në perëndim të vendit, e ditën e shtunë me gjasa për reshje lokale shiu edhe në pjesë tjera të vendit.

4.11 – Mot butë, me vranësira të ndryshueshme dhe intervale me dell.

5.11 – Butë, me vranësira dhe diell. Pasdite mundës për riga lokale shiu në perëndim të vendit.

6.11 – Kryesisht me vranësira. Pasdite dhe në mbrëmje me riga lokale shiu.

7.11 – Kryesisht me vranësira, ditën edhe intervale me dell.

8.11 – Më shumë dell. Në mëngjes përgjatë ultësirave mundës për mjegull.Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 8C e 10C, e maksimalet deri të premten rriten në 20C, e ditën e shtunë zbresin në 15C, por më pas serish me një tendencë të rritjes.Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga juglindja 4-11m/s, e të shtunën edhe nga verilindja 3-8m/s.Shtypja atmosferike në rritje deri dtën e shtunë, më pas me tendencë të rënies.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *