Rruga “Adem Jashari” në Prizren me rreth rrotullim të ri, punimet fillojnë të hënën

Ditë më parë drejtori i Shërbimeve Publike Çelë Lamaj ,duke folur për gamën  e projekteve të realizuara ka folur edhe  fillimin punimeve që do të bëhen tek ish ndërtesa tani e rrënuar e ‘’Lirisë’’  në afërsi të shtëpisë së bardhë në rrugën ‘’Adem Jashari’’, Kurse tani Komuna e Prizrenit ka bërë të ditur se të hënën/nesër/ fillojnë punimet për ndërtimin e rreth rrotullimit të ri në rrugën “Adem Jashari”. Sipas drejtorit  Lamaj, me këtë projekt synohet lehtësimi i qarkullimit të automjeteve në këtë pjesë të qytetit, pas rrënimit të ndërtesës së ish-ndërmarrjes “Liria”.

“Njoftohen qytetarët se me datë 10.03.2025 (e hënë), do të fillojnë punimet në kuadër të projektit “Ndërtimi i rreth rrotullimit në rrugën “Adem Jashari” (tek ish objekti tashmë i rrënuar i “Lirisë”)” në ‘’Bazhdarhane’’, në Prizren”, thuhet në njoftim. Kjo drejtori me efikasitetin që po tregon padyshim se po shton edhe punët e mira në interes të qytetarëve prizrenas./QendraPress.com/