Seanca e sotme në Prizren,filloi me protestë-reagimin me moton’’Stop dhunës’’

Seanca e sotme rregullt e Kuvendit të komunës së Prizrenit,ku ishin kryesuesja Antigona Bytyqi,dhe nënkryetari i komunës Kujtim Gashi,si dhe të gjithë kuvendarët në këtë seancë protestuan më moton ‘’ Stop dhunës’’ , duke iu bashkangjitur luftës kundër dhunës pas vrasjes së mbrëmshme nënës shtatzënë që ndodhi në Prishtinë. Pas kësaj u kërkua që në rend ditë hyjë votimi i statusi i QKMF-së, por kjo pikë nuk u votua të hyjë në rend dite .Pas kësaj rendi i ditës u miratuar ai që është miratuar në KPF-së. Derisa në pikën e ngritjes së kuvendarëve dhe ngritja e çështjeve të ndryshme. Kurse ka pasur shuam pyetje nga kuvendarët: Naxhije Memaj, Haziz Hodaj, Ertan Simitqi, Ilir Gashi,Adrit Krasniqi,Bujar Hasani, Shukri Quni,Shukrije Berisha,Tajar Susuri, Shkelzen Kastrati,Alban Bislimaj, Dafina Alishani.Bajram Kastrati,Merxhan Osmani. Pas pyetjete te parashtruara nga kuvendarët, drejtorët dhanë përgjigjet e tyre duke filluar nga .Adem Morina, Drejtoresha e Arsimit Luljeta Veselaj Gutaj,lidhur me komentet që bëhen lidhur me shkollat, dhe disa komente tjera për të cilat tha nuk mermi. Kurse Drejtori i shërbimeve publike Çelë Lamaj, dha disa nga përgjigjet që lidheshin me investimet në infrastrukturë. Edhe drejtoresha Ramize Shala iu përgjigj pyetje që lidheshim lidhur me reshjet dhe gjendja ne terren. Inserte Edhe drejtoresha e Shëndetësisë Burbuqe Berisha dhe drejtori i Mirëqenies Edmond Hoxha raportuan lidhur me rastin e druve. Drejtori i Administratës Edin Shehu, dhe sqarime lidhur me çështjen e llap-topeve. Lidhur me rregulloren e transportit rrugor për territorin e komunës së Prizrenit raportoi drejtori Çele Lamaj. Pas disa diskutimeve ku u dhen edhe vërejtjeje e sugjerime, të pranishëm 24 kuvendar e votuan këtë pikë unanimisht. Lidhur projektet e bujqësisë dhe ndarjen e mjeteve për participimin me fermerë në Komunën e Prizrenit, drejtori Bexhat Bytyçi, njoftoi se nga ministria tashmë kanë sjellë vendim që të gjitha vendimet së pari duhet të miratohen në kuvend e pastaj të merren vendimet për ndarjet e subvencioneve tek fermerët komunal. Kuvendarët me këtë rast kërkuan ë të lirohen nga participi, Pas kësaj kjo pikë u votua unanimisht. Pika e pesë u miratua derisa pika 6 -miratim propozimi për parkun biznesit sipas hartës zonale të komunës së Prizrenit u votua unanimisht. Kurse pikat informata për ndarjen e subvencioneve nga drejtoria e Turizmit referoi drejtoresha Lirije Bytyçi . Pika e fundit ishte informacioni lidhur me ndarjen e subvencioneve nga drejtoria e bujqësisë dhe Zhvillimit Rural për vitin 2022. Raportoi drejtori Bexhat Bytyçi/www.qendrapress,com/