Sekuestrohet sasi e madhe barnash në një barnatore në Prizren.
Policia me Inspektoratin Farmaceutik kanë inspektuar një barnatore në Prizren pasi ishin informuar se në të kishte barna pa banderola. Të mërkurën, policia pasi ka hetuar barnat janë sekuestruar një sasi prej tyre.“Gjatë inspektimit farmacistja C.Y. (viti i lindjes 1991, femër kosovare), e cila njëkohësisht është edhe pronare e barnatores, nuk ka ofruar dëshmi për origjinën e një sasie të konsiderueshme të barnave, të cilat barna medicinale janë sekuestruar nga Inspektorati Farmaceutik”, njoftoi PK.Gjithsej janë sekuestruar 280 paketime të barnave të ndryshme medicinale, me origjinë nga Serbia, Shqipëria dhe Turqia, në vlerë prej 3200 euro.