Shani Berisha,historian: Ngërçin institucional, e prunë në këtë situatë si rrjedhojë e ballafaqimit të taborëve inatçore politike

QendraPress: –Si e shihni ngërçin aktual të Qeverisë ,dhe si mund të tejkalohet kjo gjendje?
Aktualisht vendi ynë ( Republika e Kosovës) është duke kaluar nëpër periudhën e ngërçit institucional, e prurë në këtë situatë si rrjedhojë e ballafaqimit të taborëve inatçore politike të akumuluara ndër vite, e që për pasoj është duke përjetuar vendi ynë- qytetarët në përgjithësi! Personalisht, mendoj se fajtor për këtë dëm që është duke iu bërë vendit, në kuptimet e ndryshme por me dëmshmëri të njëjtë janë të gjitha krahët ( partitë politike), pa dallim! Albin Kurti (VV) është fajtor fillestar, i cili vazhdon të mos lirohet nga inatet e vjetra personale ndaj të tjerëve, i cili inat ka krijuar momentum bllokues për ecjen e mëtutjeshme të konstituimit të institucioneve të shtetit! Memli Krasniqi (PDK) nën ndikimin-trysnin e tipave arrogant brenda partisë, gjithashtu bart fajin për këtë ngërç! Lumir Abdixhiku(LDK), një tip politikani prej adoleshenti, paraqitet në këto momenti si të ishte partia e parë e jo e treta, ku ky qëndrim i tij është duke e dëmtuar shtetin e Kosovës! Ramush Haradinaj (AAK), si në të kaluarën edhe kësaj radhe është në përpjekje maksimale të gjetjes së pozicionimit të tij politikë! Fatmir Limaj (Nisma), është duke u përpjekur maksimalisht që kësaj radhe të zë trenin e fundit politikë, ekskluzivisht për pozicionim vetëm personal politikë të tij! Pra, krejt ajo që dihej sesi kanë veprua e funksionuar në politikë këta zotëri, kësaj radhe kemi pamjet e hapur, që tregojnë se të votuarit e qytetarëve si pasqyrim i mos dijeve dhe primitivizmave të tyre ekstremisht janë duke dëmtuar të ardhmen e vendit!/QendraPress/