Shaqir Totaj dhe ekipi i tij kanë bërë epokë për këtë qytet. Urojmë që të fitojë më i miri — gara është e hapur.— Shkruan: Qazim Thaçi

Shaqir Totaj dhe ekipi i tij kanë bërë epokë për këtë qytet. Urojmë që të fitojë më i miri — gara është e hapur.
— Shkruan: Qazim Thaçi

Tani jemi hyrë në fushatë zgjedhore, dhe ajo që tashmë, që nga paslufta, e karakterizon Kosovën është fakti se kandidatët që garojnë nuk arrijnë të jenë korrektë deri në fund, së pari ndaj së vërtetësisë. Mirëpo, kjo e vërtetë nuk shihet gjithnjë serioze edhe nga qytetarët, të cilët më 12 tetor do të jenë tek kutitë e votimit për të konfirmuar se kush do ta udhëheqë Prizrenin për katër vitet që vijnë.
Janë tani më edhe vetë anëtarë të subjekteve politike që flasin për arritjet e qeverisjes Totaj gjatë këtyre katër viteve. Ekipi i kryetarit Totaj padyshim është mjaft i kompakët gjatë këtij mandati katërvjeçar. Por ka pasur edhe dallime. Këtu duhet përmendur disa nga angazhimet e palodhura, si ato të Shërbimeve Publike në Arsimin, Kulturën, Shëndetësinë, Inspektoratit, Bujqësisë — ato përbëjnë rezultate që meritojnë vetëm një falënderim, dhe këtë çdo ditë qytetarët e bëjnë, ose duke takuar vetë kryetarin ose në forma të tjera.
Padyshim se kur jemi në këtë fazë, përdoret edhe ndonjë ish‑gazetar, siç është rasti me Asllan Bekteshin, i cili ka qenë dikur gazetar, por ka disa vite që nuk e ushtron këtë zanat. Prandaj, pa dashur, ai edhe është shkëputur nga realiteti i angazhimeve dhe punëve që bëhen në qytet. Por ne që jemi drejtëpërdrejtë në terren ju bëjmë me dije qytetarëve se janë realizuar aq shumë projekte nga Shërbimet Publike, saqë drejtori Lamaj edhe e ka të vështirë t’i numërojë — janë me qindra; nuk janë aspak mbrapa edhe drejtoritë e tjera.
Po dilni në Prizren — do ta shihni se ky qytet është vërshuar nga turistë të jashtëm e të brendshëm. Kjo; dhe përmirësimi i objekteve shkollore, i laboratorëve, ambulancave, fushave sportive nuk ka të sosur. Nëse flasim për këtë qeverisje, s’mund të mos themi se gjatë gjithë verës ka aktivitete kulturore — pjesë dramatike, filmike e ç’të mos ketë.
Kryetari Totaj tashmë vetë e ka theksuar: në këtë katërvjeçar jemi marrë me projekte dhe me më shumë borxhe nga kontratat kolektive; nëse vazhdojmë më tej, ai premton një realitet që të gjithë e kuptojnë saktë. Sepse komuna do të jetë vetvetja shtëpia e dytë e prizrenasve. Për qëndrueshmërinë dhe vëmendjen e kryetarit Totaj flasin edhe personat e subjekteve tjera politike — e dinë se ai është profesionist dhe personalitet që i duhet komunitetit. Vetë ai, edhe pse ka të gjitha këto premisa, për asnjë çast s’ka theksuar se do të bashkëpunojë me ndonjë nga kandidatët bashkëgarues. Përkundrazi, në deklaratën e fundit në ditën e hapjes së fushatës, urojë që të fitojë më i miri dhe që askush nga kandidatët të mos fyhet, sepse ne mund të jemi bashkëpunëtorë në qeverisjen e ardhshme bashkë — tha ai, plot modestinë.
Dallimet deri më tash: vizitat e pandalura të ambasadorëve te kryetari Totaj; realizimi i qindra projekteve infrastrukturore; Prizreni po graduohet në arenën ndërkombëtare si qytet sportiv; rregullimi i Qendrës Historike të Prizrenit./QendraPress/