Shaqir TOTAJ:Shpreh mbështetjen dhe solidaritetin e plotë me protestën madhështore

Shpreh mbështetjen dhe solidaritetin e plotë me protestën madhështore që do të zhvillohet të Premten, më 17 tetor 2025 në Tiranë, në mbështetje të krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po përballen me padrejtësi në Hagë.
Lufta e pastër dhe sakrifica e tyre për lirinë e kombit tonë është testament i guximit dhe dashurisë për atdheun. Shpresa jonë e përbashkët është që ata të kthehen sa më shpejt në Kosovë, pranë familjeve dhe popullit që i do dhe i respekton.
Solidariteti i shqiptarëve të rajonit është më i fortë se kurrë dhe ne qëndrojmë bashkë në mbrojtje të drejtësisë dhe historisë sonë./QendraPress/