Shembje gurësh në rrugën Prevallë-Prizren

Shkëmbinjtë në magjistralen Prizren-Prevallë po vazhdojnë të sjellin telashe në komunikacion, por edhe duke rrezikuar jetën e qytetarëve që e frekuentojnë këtë rrugë. Edhe të premten pati shembje të gurëve në këtë zonë.Lagështia e ngricat vazhdojnë ta vështirësojnë qarkullimin rrugorë në magjistralen Prizren–Prevallë.Rruga u solli probleme ngasësve të automjeteve e veçanërisht atyre që jo shpesh e frekuentojnë këtë rrugë.Përfaqësuesi i Ministrisë së Infrastrukturës, Ferid Tafallari tha se ky segment rrugor kategorizohet nga rrezikshmëria e lartë.Rrëshqitja e gurëve shpesh bëhet edhe burim aksidentesh thonë nga polica.Përreth rrugës ku janë shkëmbinjtë, janë vendosur mbrojtëset për të penguar rënien e gurëve./rtk/