Shënohet 25 vjetori i Brigadës së zjarrfikësve në Prizren

Sot, me një ceremoni solemne është shënuar 25 vjetori i Brigadës së zjarrfikësve në Prizren ku me këtë rast Shefki Abdullahu zv drejtor i agjencisë të menaxhimit te emergjencave tha se sot po shënojmë këtë ditë me shume suksese. Tashmë kemi mekanizëm si dhe pajisje te kohës tha ai. I Drejtoresha e emergjencave Ramize Shala tha se ku 25 vjetor i zjarrfikëseve na gjene të pajisur me mirë dhe të përgatitur që të jemi në krye të detyrave tona .Kurse jemi krenar për këtë gjysmë shekulli veprimtarie. Fejzullah Berisha komandant i Batalionit tha se kjo ditë që po e shënojmë është ditë e suksesit tonë. Kurse ky vit na gjeti me të përgatitur mirë si me pajisje e po ashtu edhe me përgatitje profesionale. Derisa sot, u organizua defileu me te gjitha automjetet nëpër unazën e qytetit e ku ishin te shoqëruar edhe motoristet e mjete tjera shpëtuese. Defileu është mirëpritur nga qytetarët/QendraPress/