Shënohet 80- Vjetori i Lidhjes së Dytë  të  Prizrenit

   Komuna e  Prizrenit nën patronatin e  kryetarit të komunës  Shaqir Totaj   shënuan  80 vjetorin e  Lidhjes së Dytë  të  Prizrenit   cila është mbajtur nga data 16 deri me 21 shtator  të vitit 1943. Sot  në  sallën e   asamblesë  u mbajt konferenca  shkencore  kushtuar kësaj ngjarje të madhe  kombëtare, në emër të  komunës  i përshëndeti drejtori i kulturës  Adem Morina,e  ku me kumtesat e tyre  u paraqiten; Prof. Akademik Mareklen Verli, Prof dr Beqir Meta. Prof dr Ibrahim Gashi, Prof dr Qerim Lita, Dr Parim Kosova akademik Prof. dr Frashër Demaj. Prof dr Muhamed Shatri, prof dr Hamit Kaba .Prof dr. Sabit Syla, Fazli Hajrizi, Prof Dr. Sabile  Keqmezi, Dr. Nexhat Çoçaj. Lidhur me këtë  konferencë flet  profesoresha  Sabile Keçmezi Basha  e cila,  e vlerëson lartë  këtë  organizim  duke thënë se ky është  organizimi i parë dhe  shumë i rëndësishëm. Prof dr Beqir Lita   mendon se  ky përvjetor dhe shënimi i i kësaj date  është  shumë  me rëndësi sepse  paraqet  një  nga  ngjarjet  më të rëndësishme  kombëtare dhe  vazhdoi. Shënimi i kësaj date  do të  vazhdojë edhe me datën 18 shtator  kur do të  hapet ekspozita me  fotografi të  Lidhjes së Dytë të  Prizrenit për të vazhduar deri me  21  shtator/www.qendrapress.com/