SHKELJE E RËNDË E PREZUMIMIT TË PAFAJËSISË NGA DEPUTETI SFEQLA !Shkruan; Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA

Në një aksion të përbashkët të Policisë së Kosovës , Inspektoriatit Policor dhe Prokurorisë në Prizren u arrestuan 4 persona të dyshuar për vepra penale e që ndaj tyre u vendos masa e ndalimit policor 48 orësh. KMDLNj – ë ishte informuar se në mesin e të arrestuarve ishte edhe kolonel Nexhmi Krasniqi , drejtor i Qendrës Rajonale kufitare në Prizren . Në ndërkohë , deputeti i Kuvendit të Kosovës i cili ka uzurpuar postin e Ministrit për Punë të Brendshme , Xhelal Sfeqla , recidivist i përpjekjeve për përvetësim të meritave që as që i takojnë e as që ia lejon mandati i tanishëm , doli me një deklaratë për media që paraqet ndërhyrje brutale në punët e policisë , prokurorisë dhe gjykatës duke paragjykuar parimin e prezumimit të pafajësisë me pohimin se : ” në Policinë e Kosovës nuk do të kenë vend kriminelët…” , ende pa filluar hetimet dhe pa asnjë vendim të gjykatës kompetente . Ky deklarim paragjykues i deputetit legal dhe ministrit ilegal Xhelal Sfeqla paraqet presion dhe ndërhyrje direkte në procesin e hetimeve dhe në pavarësinë e gjyqësorit . Askush nuk mund të shpallet fajtor pa një vendim të formës së prerë të gjykatës përkatëse sikur që askush nuk mund të quhet kriminel , edhe pas shqiptimit të dënimit sipas Ligjit për Ekzekutim të Sanksioneve Penale , thjesht cillsohet si i dënuar. Veprimi paragjykues i deputetit Sfeqla paraqet shkelje të rëndë të drejtave të njeriut dhe minon të drejtën e të akuzuarit për një proces të drejtë , të pavarur dhe të pandikuar gjyqësorë nga politika apo grupet e interesit. Po të ishte Kosova anëtare e Këshillit të Evropës , paragjykimi i prezumimit të pafajësisë nga deputeti legal dhe ministri ilegal Sfeqla , pashmangshëm do të trajtohej nga Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasbur , sigurisht në dobi të të akuzuarit. Nëse një të ndaluar e cilësoni kriminel nënkupton se e keni shpallur fajtor. KMDLNj e përkujton opinionin se Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut , për një rast kur një ministër i Punëve të Brendshme të një shteti evropian , ka vepruar ngjashëm me deputetin Sfeqla për një yë akuzuar , pastaj të dënuar , ka marrë vendim lirues me arsyetimin se : ” prezumimi i parimit të pafajësisë është shkelur rëndë përmes deklaratave dhe akuzave publike të ministritë në fjalë e që ka ndikuar në marrjen e vendimit dënues nga gjykata …”. KMDLNj – ë ftonë të gjithë politikanët që të përmbahen nga deklaratat ndërhyrëse në punën e policisë , prokurorisë dhe gjyqësorit duke respektuar parimin kushtetues për ndarje të pushteteve , si njëra ndër shtyllat e demokracisë dhe respektimit të drejtave të njeriut. Në të kundërtën do të identifikohen si shkelës të drejtave të njeriut në përgjithësi dhe të personave të privuar nga liria në veçanti . Deputeti Sfeqla qartazi është identifikuar si i tillë , me shumë raste. 6 gusht 2025 Prishtinë Shërbimi për Informim
3:34 MD
Bashkim
SI TË DILET NGA FUNDI I PUSIT ? Kurthi i kurthuar në kurthin e Kurthit : Nëntitulli është pak si i ngatërruar por edhe gjendja në Kosovë është e tillë , kryesisht falë Kurthit. Qeveria Kurthi 2 e zgjati mandatin duke planifikuar imtë dhe paturpësisht çdo veprim pasi në zgjedhjet e fundit nuk i fitoi 500 mijë ” zemra “. Manipuloi me një marionetë 80 vjeçe që e uli dinjitetin edhe nën nivelin e çdo marionete. Pastaj e vazhdoi me marionetën Lenka Haxhiu duke e rrëzuar 56 herë. Dhe ajo , si Feniksi ngritej nga hiri kur digjej përmes sakrifikimit për partinë dhe shokun Kurthi . Albin Kurthi në LV e ka instaluar sistemin rus të kukullave që quhet Matrjushka . Për të painformuarit dua ta sqaroj si funksionon sistemi i kukullave Matrjushka . Është një zinxhir i kutive me kukulla , e hapë një kuti e del një kukull , pastaj një tjetër e kështu me radhë , deri te kukulla e fundit. Edhe te Matrjushka e Kurthit e hapë një kuti e del Dehari , pastaj Lenka Haxhiu , Dilmali , Teneqe Murati , kumbara i Spasiqëve , Hajnrullahu , hajni i akreditimit , Martin hajn struja , llaskuci gazetar nga Tropoja , Perëndon Gërvallsi , prostitita e analizimit të bordellove etj.etj. Sistemi kurthian i Matrjushkës është funksional sidomos kur duhet të linçohen gazetarët dhe ai prokurorial si dhe gjyqësor . Numri i marionetave rritet dhe shtohet kur duhet të zhvendoset vëmendja nga problemet reale që po e ngulfatin Kosovën dhe qytetarin e saj. Ndonëse GJK doli me një njoftim me të cilin e nxjerr LV – në nga bataku ku ka rënë , marionetat e Matrjushkës së Kurthit e sulmuan nga të gjitha anët ndonëse nuk kanë njohuri minimale , jo për Kushtetutën por as për shkronjën A si funksionon ligji dhe shteti. Këta janë cuba dhe halabakë të rrjeteve sociale , që përjashtuar pak rasteve , pjesa më e madhe nuk kanë bërë asgjë dhe vetëm i gëzojnë të mirat e këtij shteti. Për më keq janë pjellë e një trashëgimie politike jugosllave dhe serbe. Platformën politike ua bënë një amebë greko – serbe , kësulkuqja Mihajlli , stërmbesa e Metaksait , çfarosësit të çamëve . Po kjo pishpirike , nga persona non grata e shpallur e rrezikshme për sigurinë e vendit , me profiterët e paqes , Vojsa Osmani , Donika Katranzeza , Xhelal dhunuesi i Policisë , marioneta nr.2 Lenka Haxhiu dhe vet Kurthi u shpallë patriote duke ia dhënë shtetësinë brenda 24 orëve , sikur francezët Kadaresë , pa iu hyrë një therrë në këmbë. Në kohëra normale këta duhet të japin përgjegjësi para ligjit dhe sigurisht se do të japin. Këtë paramilitare antikombëtare duhet përzënë nga Kosova një ditë e më parë . Pasi Shqipëria nuk e pranon , strehë për këtë arkanovke mbeten Greqia dhe Serbia. Greqia ka detyrim ndaj saj kurse në Serbi do të bëhet bashkë me Martin hajn strujën , Vuk Hamoviqin dhe Damir Fazlliqin që kanë qarkulluar mbi 1 miliardë euro duke shitur rrymë. Po pse nuk po themelohen institucionet : Albin Kurthi nuk dëshiron formimin e institucioneve , me të gjitha mjete e pengon konsolidimin institucional dhe shtetëror për të mbetur në pushtet. Prandaj e ka bërë ” lole ” Deharin , prandaj e nokauton çdo 48 orë Lenka Haxhiun. Po të kishte pasur një minimum konsiderate dhe respekti për Ahmet Haxhiun do të sillej me pak më shumë përgjegjësi. Mos të flasim për Lenkën, ajo është 100 përqind e Ahmet Haxhiut , një njeriu të madh dhe të urtë dhe një patrioti të papërsëritshëm. Thuhet se vakti e hanë kashtën kurse këta që janë në pushtet po i hajnë meritat e atyre që sakrifikuan çdo gjë për çlirim , shtet dhe bashkim kombëtar. Në mënyrën më të paturpshme dhe të poshtër të mundshme . Aktualisht Kurthi i ka tre arsye të forta të mos stabilizojë institucionet në Kosovë prandaj e preferon mënyrën haxhiqamilqe të qeverisjes . 1. Frika nga zbatimi i Marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të Ohrit që , siguron autonomi politike dhe territoriale për serbët . Kjo marrëveshje ka garanca ndërkombëtare prandaj , as Kurthi apo dikush tjetër nuk kanë aanjë mundësi të mos e zbatojnë. Kjo marrëveshje është pjellë e pjellës politike jugosllave dhe serbe , Jeton Qurroit dhe mercenarit ndërkombëtar Marc Weller , korb që jeton dhe shëndoshet me të vdekurit realë dhe të vdekurit politikë. Apo që janë leshko . Jeton Qurroin e bëri pjesë të grazhdit të Besnik Rrenc Bislimit ku taxhi i qetë Naimi kurse vajzën e Qurroit e bëri primadonë politike të kabinetit të deputetit Kurthi , dikur KM i Kosovës. Mercenarit Weller përveç se i mbushi xhirollogarinë me euro të buta , edhe gruan e tij e rahatoi në ministrinë e asaj që këtë ministri e bëri bordello diplomatike , Donika Shvarcit apo yllitbqë ishte thënë se po shkëlqen në qiellin diplomatik ( qartazi ka luajtur koçe një i huaj që e ka mbushur barkun dhe xhepin me prodhime të Kosovës ) . Të huajt nuk kursejnë fjalë të mëdha nëse përfitojnë . Donika Shcarc Zeza MPJD e ka shndërruar në varrezë masive ku kufomat e gjalla njerëzore mendojnë se janë diplomatë ku Çerçilli nuk do të kalonte as mjaftueshëm. Donika Shvarc Zeza është ndryshku i diplomacisë kosovare që Kosova i ka mundësuar dy përfitime ; në planin e brendshëm korigjimin e ” lëshimeve ” të natyrës nëpër sallone ku bisturia kirurgjike ka mundësi të bëjë mrekulli por që e ka të pamundur t’a rregullojë devijimet e mendimit dhe shpirtin e ligë. Në planin ndërkombëtar ka fituar mirënjohje edhe në Kombet e Bashkuara kur Daçiq e falenderoi publikisht për kontributin e saj në arrestimin e Hashim Thaçit dhe ” terroristëve ” tjerë të UÇK – së. 2. Zgjedhjet lokale në tetor 2025 : Albin Kurthi e ka shumë të qartë se ajo çka ja bërë në Veri të Kosovës deputeti Sfeqla nuk ka lidhje me shtrirjen e sovranitetit në Veri e aq më pak me integrimin e serbëve. Është bërë pikërisht e kundërta , është kompletuar infrastruktura politike dhe mendore që , në rast se vendimmarrësit ndërkombëtar vendosin , Veriu ndahet për pesë minuta. A mos po e mbrojnë Agim Bahtiri a ky Muja. Faton si Peci aanjëherë. Xhelali , me injorancën profesionale biblike dhe me mungesë guximi të noterizuar në vitet e luftës së lavdishme të UÇK – së kur e përdori taktikën : ” këmbët e lehta ta shpëtojnë bythën..” ka bërë shumë dëme duke e dëmtuar rëndë profesionalizmin e Policisë së Kosovës duke bërë ndryshime dhe ndërhyrje politike. Thjeshtë , ka bërë përpjekje dhe ka arritur që një pjesë të Policisë së Kosovës ta bëjë njësi paramilitare në shërbim të partisë dhe pushtetit. Po i ndërton dy ura të reja në kohën kur nuk ka bythë ta hapë urën ekzistuese. Aty po bëhen tre ura sikur të ishte Ngushtica e Bosforit , Kanali i Panamasë apo i Suezit dhe ku zhvillohet e tërë tregtia e botës . Kompleksi i inferioritetit . 3. Albin Kurthi është në ankth për takimin e arinjve polarë , Tramp dhe Putin ku do të vendoset për Ukrainën , pa praninë e Ukrainës . Edhe Kosova mund të jetë pjesë e kësaj menyje , asessi si pjatë kryesore. Madje lehtë mund të na bëjnë ushqim për qentë e Alaskës që bëjnë gara me slita – ski. Shumë më dinjitoze është të të hajë ariu , apo jo ?. Albin Kurthi këtë e ka të qartë prandaj kërkon bashkëfajtorë. Vetëm të marrët do e pranojnë ta ndajnë fajësinë me te , pikërisht tani. Si të dilet nga kjo situatë ? E kam vetëm një përgjigje , asgjë nuk varet nga ne , më nuk është në dorën tonë ! 13 gusht 2025 Prishtinë Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA