ShKOLLA “EMIN DURAKU”- IKONË SUKSESI NË GARAT “JAVA REMZI ADEMAJ-SHTIGJEVE TË LIRISË”

Javën e kaluar u mbajt manifestimi tradicional prizrenas “Java Remzi Ademaj- Shtigjeve të Lirisë” ku nxënësit nga mbarë shkollat e Komunës së Prizrenit sfidojnë njohuritë dhe aftësitë në përballje mes vete.

Nxënësit e shkollës sonë na përfaqësuan denjësisht gjatë këtij manifestimi në disiplina të ndryshme krijuese e sportive. Arritjet e tyre janë vulë e punës së palodhur të mësimdhënësve tanë, kombinuar me shpirtin e tyre garues, mprehtësinë mendore dhe saktësinë fizike, si dhe një përkrahje të pakusht nga drejtori i shkollës, Msc.Rrahim Bektashi.

Ngadhnjimtarët tanë sot sollën kupat e fitores nën duartrokitje dhe urime të shumta, duke ia shtuar numrin koleksionit të madh të kupave të fituara ndër vite nga nxënësit e suksesshëm që formësohen në shkollën tonë.

Këta nxënës janë:

Pingpong: Eda Mani-vendi i parë;

Shah: Sera Xhibo-vendi i dytë dhe Stina Zhupi- vendi i tretë;

Futboll: vendi i parë;

Basketboll: vendi i dytë;/QendraPress/