SHKOLLA “EMIN DURAKU” PËR NJË KOHË TË SHKURTËR GRUMBULLON 7280 EURO PËR NXËNËSIN, ÇİNAR KOMITA.

ShFMU “Emin Duraku” ka njoftuar se në një kohë të shkurtët kanë arritur të grumbullojnë një pjesë të madhe të mjeteve për trajtimin jashtë vendit të nxënësit të klasës së parë, Çinar Komita, i cili po përballet me një problem serioz në dorë, që po rritet me shpejtësi dhe po i shkakton dhimbje të mëdha.

“Jemi të lumtur të ju informojmë që iniciativës dhe kërkesës sonë si shkollë për të e ndihmuar nxënësin e klasës I-5, Çınar Komita, në përballjen e tij me një çrregullim shëndetësor të dhimbshëm, i janë përgjigjur pozitivisht shumë njerëz zemërbardhë të cilët kanë vënë dorën në zemër për të ia mundësuar atij operimin në Turqi. Përmes donacioneve nga ana e stafit, nxënësve dhe prindërve, është arritur të grumbullohet shuma prej 7476.80 eurosh. Këto mjete financiare do të i dorëzohen prindërve të nxënësit në fjalë. Falënderojmë drejtorin e shkollës, Rrahim Bektashi, për frymëzimin dhe përkrahjen e kësaj iniciative, si dhe të gjithë donatorët që u bënë pjesë e menjëhershme e thirrjes për ndihmë. Çınarit i urojmë shërim sa më të shpejtë dhe fëmijëri të lumtur nga tash e tutje” – thotë Mrs  Rrahim BEKTASHI, drejtor i klsaj shkolle. /QendraPress/