Shkolla‘’Hysen Rexhepi’’sot shënoi 40 vjetorin e punës, 4 vjetorin emërtimit  dhe betejën e Jeshkovës

                   Mësimdhënës dhe nxënës të Shkollës‘’Hysen Rexhepi’ në bashkëpunim me shoqatat e dala nga  lufta sot,në Shtëpinë e Kulturës, u mbajtë një  manifestim i kësaj shkolle për të shënuar tri ngjarje  të rëndësishme 40-Vjetorin e shkollës, për të përkujtuar njërën nga Betejat më të rëndësishme të UÇK-së  dhe për të përkujtuar kolosin e luftës Hysen Rexhepin. Për historikun e kësaj shkolle ka folur fillimisht drejtoresha e kësaj shkolle Lumnije Rakaj,e cila ka theksuar se kjo shkollë ka pasur një ecjakje  të rëndësishme  dhe me plotë krajata e me plotë suksese

Nënkryetari i komunës Kujtim Gashi, edhe në emër të kryetarit Totaj, ka theksuar se sot, shënojmë tri ngjarje të mëdha që  neve sot, na kanë  hapur rrugën  që ne të  jetojmë e shkollohemi  lirshëm.

Isa Berisha, në emër të  shoqatave të dala nga  lufta  tha se  kjo ditë e  sotme  për Prizrenin do të thotë shumë sepse në këtë datë  është zhvilluar njëra nga betejat më të lavdishme  të UÇK-së e kur tani po e shënojmë edhe  emrin e kësaj shkolle që  e mbanë  të komandantit  të njësisë speciale të  kolosit të UÇK-së Hysen Rexhepi bëhet edhe më  madhështore.

Së fundi e bija e vetme  komandant Hysen Rexhepit Diellza Rexhepi, ka  rikujtuar takimin fundit me babain e sajë  me  komandant Hisen Rexhepin.

Nxënës  të kësaj shkolle  me këtë rast  kishin përgatitur  një program të pasur artistik me këngë korale, recitime, ne këtë program morën pjesë pjesëtarë të FSK-së të policisë mysafirë të shumë dhe  ish komandanti i Brigadës 125  Nehat Basha si dhe shumë  bashkëluftëtar  të  komandat Hysen Rexhepit.