Shoqata Atdhetare Iliria, fal  punës të palodhur  të Sitki Jasharit,shpresohet e ardhmja kombit.

Dita e shtune  19/krorrik/ erdhi shumë e bukur, shumë e këndshme me plot surpriza të paparashikuara…

– Vetëm një surprizë nuk qe e hijshme…

Megjithse e kishim njofuar sipas mundësive, me anë të rrjeteve sociale se përherë të parë, Komiteti Drejtues i Lëvizjes Atdhetare Iliria, i shoqëruar nga shumë degë të lëvizjes që nga Dardania, Maqedonia, dhe shumë treva të kombit, do të vinim të mirëorganizuar edhe me artistë, rapsodë e valltarë të rangut të lart, për të surprizuar dhe respektuar bukur qytetarët dibran, indiferenca e dibranëve ishte e paparashikueshme, e pakuptueshme…

– E çuditshme ishte edhe sjellja e “dibranëve heroik” që kishin mbushur sallën e lojrave duke lozur domino dhe veç ironizuan, “A ka ndonjë lek, a ka ndonjë politikan”!? Nga se ndodhi kjo surpriz e pahijshme e dibranëve, aq sa edhe vet, Gjergji i Kastriotëve, sikur fliste nga vendi i bukur vendosur para Pallatit të Kulturës…sikur më thoshte; “Or bir, ti ndihesh keq sot, po unë që i shikoj çdo ditë, duke më kaluar para syve me tespihe ndër duar, me veshje jo shqiptare e veç diskutojn me adhurim për osmanllinjtë, për ata që i griu shpata e shqiptarëve pesëqind vjet më parë, për ata që dibranët trima i shtypën si mora në fushë të Gjoricës”

Pse ndodhi kjo surpriz jo e këndshme…!?

– Ndoshta puna e dobët e organizatorëve te degës së Dibrës, aq sa as edhe simbolet e lëvizjes, as logon e lëvizjes, as dhe flamurin e lëvizjes, nuk arritën ta vënë në skenë, as dhe revistat e lëvizjes të porositura enkas për të pranishmit nuk u shpërndanë!? Përse…!?

– Ndoshta ishin të zënë me hallet e Zgjedhjeve Parlamentare”, që për dreq vetëm në Shqipëri ka probleme gjithmon. Akoma “e lagu se lagu” lëri më dardanasit, akoma nuk jan në gjendje të zgjedhin një krytar parlamenti,(a ka më turp, më ekstrem idiotësie)

– Ndoshta ishin të shqetësuar se si do të përfundonin serialet telezive që rrëfejnë “Madhështin e Perandoris Osmane”

– Megjithse oshëtiu bulevardi i bukur nga tupanat, klarineta, vallet e shqiponjave bulqizake, që joshnin ëmbël, për të ndjekur mrekullin që do të servirej brenda Pallatit të Kulturës, sërish një indiferencë, heshtje varri…sa vras mendjen me plot dilema e dhimbje shpirti, se “Përse Dibra sot ka aritur në këtë gjendje!?

– Ku ishte miku im Adriatik Sula me shokët e tij, i cili shëtit çdo dit bulevardin me suitën e tij dhe drejton portalin, “Këtu mblidhen dibranët”, sepse e mendoja që jo vetëm të na ndiqte si qytetar, por edhe të reklamonte me mënyrat e tija, aktivitetin tonë…

– Ku ishin dhe shumë portale, shoqata fantazma dhe përfaqsues insitucionesh shtetërore…

– Ku ishin dibranët e bukur, e fortë, trima e bujarë, që dje nuk u ndjenë fare, tu japin një gotë uj Korabi mysafirëve shumë të nderuar, nga gjith trevat shqiptare…

– Si nuk u bë i gjallë asnjë, të thoshte; Mirse erdhët në Dibrën e Gjergj Kastriotit, e Iljas Pash Dibrës, Eles Isufit, Shehut, Kaloshit, Daci, Muhrës…

– Kurrë se ka pas zakon Dibra të mos presë e përcjell jabanxhinjtë, të mos jap një kafe, një kothere bukë, por më e çuditshmja se nuk u panë fare as edhe bashkëfshatarët e mi, as kushërinjtë, as dhe nipërit dhe mbesat e mi…

PASHA TË MADHIN ZOT, NUK E KUPTOJ INDIFERENCËN, PËRGJUMJEN, JO VETËM TË DIBRËS, POR TË GJITHË SHQIPËRISË…

– Na është bërë pritje madhështore në Prishinë, Gjakovë, Prizren, në Tetovë, Strugë…Gëzojmë shumë mbështetje edhe nga diaspora, kurse brënda teritorit të cunguar të Shqipërisë, na shikojnë si UFO, plot kureshtje, plot frik, plot indiferenc…Mos vall jemi më keq se në sistemin diktatorial, sepse kan frik mos përndiqen nga militantët partiak, dhe kërcënohen me heqje ndihme ekonomike, heqje nga puna, etj, etj…

Sinqerisht nuk mundem të kuptoj këtë lloj indiference dhe përpjekje ironike për të dobësuar dhe sabotuar, Lëvizjen Atdhetare Iliria, si lëvizja e vetme patriotike e pa lidhur me forca partiake, apo fetare, si shpresa e vetme e kësaj epoke shumë të erët, për çështjen kombëtare…

– Por sido që të ndodh, gjithmon ka burra të guximshëm dhe trima, ka dhe Zonja të Hekurta, shumë trime dhe të vendosura, ka dhe djem e vajza me rrënjë në tabanin kombëtar shumë bindës dhe shpres-dhënës… Dhe dje u treguan shumë madhështorë me shpirtin e tyre atdhetar e patriotik, shumë miq që vërtetë, të cilët na surprizuan bukur…

– Ishte surpriz e bukur, madhështor, përkushtimi dhe respekti që ju bë miqve nga gjithë trevat shqiptare, nga akademiku, historiani, bujari fisnik, Hysen Uka, i cili nuk u ndal një minut, duke i përshëndetur shumë bukur pjesmarësit edhe nga podiumi e pallatit të kulturës.

– Ishte një surprizë shumë, shumë e këndshme pjesmarja e shkrimtarit të madh dibran, fisnikut Demir Rusi, i cili me shumë delikates i dhuroi ekipit të lëvizjes në shenj respekti dhe ndihme për misionin 400 euro, por më e bukur ishte surpriza e kurajuar engas nga profesori, duke respektuar audiencën në sallë me artisten shumë të talentuar, vetëm tetë vjeçe, MELISA HALILI, e cil me interpretimet dhe lojën e saj artistike elektrizoi sallën, duke i bërë njerëzit tu shkëlqejnë sytë nga lotë emocionesh…Ajo vajzë do të jetë vëmendje e veçantë e lëvizjes tonë, sepse pikërisht edhe për të kurajuar dhe brezin e ri është krijuar kjo lëvizje…

– Ishte i kudondodhur, rapsodi Gjuran Daci, duke ndihmuar me gjithë fuqitë e shpirtit…

– Ishte shumë surprizues ndihma e dhënë nga rapsodi Ruzhdi Dervishi, si në mik pritje ashtu dhe në interpretimin e dy këngëve patriotike…

– Ishte surpriz e këndshme familja e Bim Bulkut, por edhe prania e profesorit Grezhdanas, Neki Osmani, e artistit Maqellaras Urim Asllani

– Vërtet shumë surprizë ardhja nga Tirana me gjithë familjen, e këngëtarit epik e tradicional, Dritan Jasharit, që bukur përshëndeti të pranishmit me këngën epike “Fluturon shqipja mbi Korab”

– Shumë surprizues ishte mësuesi zerqanas Edmond Lami me bashkëfshatarin e tij Xhetan Gjoka që respektuan audiencën me valltaret e vogla bulqizake, të cila hijeshuan bulevardin e Peshkopis me kostumet tradicionale dhe vallet e bukura dhe ata nuk kërcyen për të kënaqur liderë manjak partish fantazme, por ishin ëngjëllore me misionin se Shqipëria ka plot filiza të rinj, që ushqejnë bukur bindjen, se kombi shqiptar gjithmon do të ketë heroina dhe heronj, ani se sot agjitacionai, dhe propoganda e shfrenuar aziatike dhe ajo e bordellos europiane e kanë shpërlarë keq trurin e një sëre, të cilët jan shëndruar thjesht në, “Kocka mishi me dy sy” që veç hapin sytë kush tu jap një kafe, apo pes lek…

Suprizat nuk kishin të sosur…Prania e fisnikes shkodrane, Farida Zmijani, e shqiponjës kuksiane, Vera Istrefi, e atdhetareve dibrane, që nga Flora Agolli (e larguar shumë herët nga Dibra) , moderatoreve dhe poeteve; Moza Shehu e Sanie Degjoni Ndreka, princeshës së Maqellarës, Etleva Bajraktari dhe mikut të mrekullueshëm, patriotit fisnik, Perikli Shuli me të shoqen, i dhanë shumë vlerë, shumë gjallëri evenimentit…

Por ishte vërtet befasues paraqitja e Matjanëve me viganët Hamdi Hysuka, Sefer Duka dhe princeshën poete dhe shumë aktiviste të “Muza Budiane” fisnikja Elona Basha, e cila përshëndeti dhe me një recitim të bukur.

– Qershia mbi tortë e këtij aktiviteti të mrekullueshëm, ishte prania e delegacioneve nga Dardania, kryesuar nga Qazim Thaçi, ( i cili premtoi se Prizreni është i gatshëm dhe i ndërgjegjësuar ti bashkohet kësaj lëvizje patriotike) dhe delegacionit nga Maqedonia, kryesuar nga akademiku, profesori, Kryetar i Shoqatës Patriotike “Plisi pellazg” dhe nënkryetar i degës së Maqedonis, Z. Shefki Selami dhe vetë Kryetari i degës së Maqedonisë, Z. Azit Jakupi ( i cili raportoi se në Maqedoni, pothuajse janë ngritur totalisht degët e lëvizjes “LAI”)

– Të gjithë drejtuesit e delegacioneve dhe shumë aktivistë dhe intelektuar përshëndetën shumë bukur misionin e lëvizjes “LAI”, duke dhënë plus mbështetjes, edhe këshilla dhe sugjerime të çmuara…

– E pra, veç indiferencës së qytetarëve dibran, gjithçka tjetër ishte perfeke, e shkëlqyer, për të mos u haruar kurrë, një mesazh i vërtet edhe për lëvizjen, me moton, “Nuk e kemi të lehtë, por ia vlen të luftojmë për kombin shqiptar, sepse një gjë të tillë e favorizon edhe epoka… Ose sot, ose kurrë…”

– Lëvizja Atdhetare Iliria, nuk është shoqat bamirësie që që të paguaj të pasukseshmit, të cilët se kan gjetur veten askundi, as tu paguaj rrugën dhe tu shtroj dreka e darka, ambiciozëve dhe karieristëve, apo ca trushpërlarë që e pandehin veten “të mëdhenj, të zgjuar”…

– Lëvizja Atdhetare Iliria nuk është për të reklamuar dhe stimuluar “Don Kishotë, Shoku Kopi, apo Shoku Zylo”, apo “poetucë kafenesh dhe historian bythgrisur”, por është një organizim i përsosur enkas për të shembur halet dhe vlerësuar malet, enkas për të rringjallur dhe respektuar rrënjët tona historike dhe heronjtë, të cilët sot bërlloku mediatik kërkon ti varos përfundimisht.

– Moto e lëvizjes tonë është shumë e qartë: Një komb, një gjuhë, një flamur, një fe, SHQIPTARIN.

– Falendirojm çiltërsisht të gjithë aktorët që i dhanë shumë vlerë aktivitetit të djeshëm, që nga princesha e vogël, Melisa Halili, sorkadhet e vogla bulqizake, shkrimtaren dhe moderatoren më të re po bulqizake, vajzën e talentuar, Ergisa Gjoka…

– Falenderojmë viganin këngë-autorin dhe moderatorin e shkëlqyer, Agim Picaku, i cili veç moderimit përshëndeti publikun me dy këngë shumë patriotike.

– Falenderojmë gjithë diskutantët, gjithë valltarët, por edhe dibranët e ndershëm e të çiltër që ishin të pranishëm në sallë…

– Falenderojmë çiltërsisht Dardanasit, Maqedonasit dhe gjithë aktivistët, që nga Shkodra, deri në Gjirokastër…

– Dibra ime fisnike, Dibra e bukur e betejave epike dhe e heronjve legjendar, po të fal iniferencën e djeshme (edhe fyerjet dhe këcënimet nga çyrykët), po të fal edhe mos respektimin ndaj miqve të mi nga Dardania, Maqedonia dhe gjith krahinat e kombit…

– Dibra ime fisnike, unë nuk të lash të turpërohesh dhe me sa mundësi kisha u dhash një drekë nga buxheti im shumë i varfër, (sepse që më 1992 nuk kam marrë asnjë lek si i punësuar në Republikën e Shqipërisë) dhe i ndihmuar shkëlqyer edhe nga stafi i “Restorant Hestia”, të cilët i falenderoj për shërbimin cilësor dhe me kulturë, aritëm ti përcjellim miqtë me përshtypje të mira nga Dibra.

– Dibra ime fisnike, ju premtoj se nuk do ta ndalim rrugëtimin tonë (ani se kemi shumë që presin të dështojmë, që të zgërdhihen nga deliri i idiotësisë) dhe ju premtoj që do të kthehemi përsëri, i bindur plotësisht se do të dish të korigjosh veten dhe të rrëfehesh bukur si, Dibrën që kujtohet dhe respektohet deri dhe larg oqeanëve…

– Vërtet është dhe vapë, por gjithmon na udhëheq proverbi i etërve tanë se “ujku fle, por armiku kurrë nuk fle”, ndaj ne do të vazhdojmë sipas mundësive dhe strategjisë tonë, të ecim, të luftojmë, sepse koha nuk pret, sepse e arthmja e kombit sot është më në rrezik se kurrë më parë…

RROFTË KOMBI SHQIPTAR!/QendraPress/