Shpallen fituesit e tenderëve për ndërtimin e 20 kilometrave të rrugës Prizren -Tetovë, kostoja 30 milionë euro.

                   Ministria e Infrasrtukturës ka shpallur kompanitë fituese të tenderit për ndërtimin e rrugës Prizren – Tetovë, deri në kufirin me Maqedoninë e Veriut, të ndarë në tri lote. Vlera totale e tri kontratave është mbi 30 milionë euro, bëhet fjalë për 20 km e 350 metra, raporton Express.

Sipas studimit të fizibilitetit apo të vlerësimit për rrugën e ka bërë tashmë Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës e Kosovës (MMPHI), rruga si tërësi do të jetë rreth 50 kilometra e gjatë dhe do të përfshijë një tunel prej 6.4 kilometrash. Kostoja totale e projektit parashihet të jetë rreth 200 milionë euro.

https://prizrenpress.com/ndermarrja-3d-fesali-ne-prizren-partneri-me-i-besueshem-per-cdo-projekt-ndertimi/embed/#?secret=Et0iidDNwL#?secret=auUzYn1WxD Në dosjen e tenderit për këtë rrugë, Ministria e Infrastrukturës ka rekomanduar për kontratë konsorciumet “4 A-M: PREMIUM BETON SH.P.K; GPG Company SH.P.K”, konsorciumin “Pricom SH.P.K; Mataf Insaat Ticaret A.S; FS C ING SH.P.K; Jaha Solar” dhe koncorsiumin “EUROKOS HOLDING SH.P.K; ALFA.i; EL-BAU SH.P.K; Agim Morina B.I; N.N.SH. WORLD MEDIUM: Adnan Bislimi B.I”.