Shpërthen zjarr në një shtëpi në Prizren

Togeri i policisë Rajonale në Prizren  Shaqir Bytyçi  informonë  se me datën 5.01.2026, rreth orës 17:35, Policia është njoftuar se në adresën e lartcekur, Rr. ‘’Enver Hadri’’, Prizren, kishte rënë zjarr në një shtëpi banimi. Patrulla policore ka dalë menjëherë në vendngjarje, ku ka kontaktuar me ankuesin, i cili ka deklaruar se, në rrethana ende të panjohura, kishte shpërthyer zjarr në katin e parë të shtëpisë së banimit. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e Zjarrfikësve, të cilët kanë lokalizuar dhe fikur zjarrin. Po ashtu, në vendngjarje kanë dalë njësiti i KEDS-it si dhe njësiti i urgjencës mjekësore, të cilët u kanë ofruar ndihmë mjekësore dy viktimave, të cilat janë asfiksuar nga tymi. Sipas ekipit mjekësor, gjendja shëndetësore e të lënduarve është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë. Sipas deklarimit të viktimës së lartcekur, dëmi material i shkaktuar nga zjarri ende nuk është i vlerësuar. Në vendngjarje kanë dalë gjithashtu hetuesi kujdestar dhe njësiti i forenzikës. Lidhur me rastin është kontaktuar dhe njoftuar prokurori i shtetit, me urdhër të të cilit inicohet rasti. Rasti mbetet nën hetime.