Shqipe Selimi përkrah protestën ndaj ish-krerëve të UÇK-së: Çdo kundërshtim ndaj padrejtësisë është një shans më shumë për drejtësinë

Bashkëshortja e Rexhep Selimit, Shqipe Mehmeti-Selimi, njëherit edhe deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosjes, ka dalë në mbështetje të protestës gjithëkombëtare që do të mbahet të premten e 17 tetorit në Tiranë, ndaj padrejtësive që Gjykata Speciale po bën ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Selimi ka thënë se çdo kundërshtim ndaj padrejtësisë është një shans më shumë për drejtësinë.

“Çdo kundërshtim ndaj padrejtësisë është një shans më shumë për drejtësinë. Le të protestohet që t’i sigurohet hapësirë drejtësisë. Kundër padrejtësisë jo vetem sot, gjithmonë!”, ka shkruar Selimi.