Shtatë persona kanë humbur jetën si pasojë e infektimit me Covid-19 gjatë 24 orëve në Kosovë.

0

Kjo është bërë e ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë.

Në mesin e viktimave janë edhe një 40 vjeçar nga Ferizaj dhe një 42 vjeçar nga Rahoveci.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 7 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Deçan 1 rast (91 vjeç), Ferizaj 1 rast (40 vjeç), Istog 1 rast (73 vjeç), Prizren 1 rast (79 vjeç), Rahovec 1 rast (42 vjeç), Viti 1 rast (72 vjeç), Vushtrri 1 rast (81 vjeç)”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *