Si njëri ndër laureatët e vitit 2024 në QendraPress,z. Bashkim Gashi,ju lusim çka e veçoi vitin që po e lëmë pas për Ju, dhe cili është urimi për Vitin e Ri?

               

Mbyllja e një viti po shkon edhe këtë here më brengën e madhe  të ikjes   së të rinisë  kosovare, Pastaj, aktualiteti politik  i këtij viti nuk ishte  për  të  dëshiruar. Kurse,  si përherë  brengë e veçantë është  për mu pasi tani  disa dekada merrem me  zhvillimet e  shoqërisë civile. Sikur   ato ende kanë nevojë  për  tu zhvilluar me tej. .Derisa  sa i përket punës së  Bashkim Gashit, nga disa  qytetarë të pyetur nga  ‘’QendraPress’’,  është  thënë  se  Bashkim Gashi , mbetet njëri nga zërat më të arsyeshëm  në qytet  dhe padyshim mbetet personaliteti më i nderuar  jo vetëm i shoqërisë civile , por edhe si zëri i arsyes  së këtij qyteti, Ata  thonë  se ajo që  po  bëhet një lloj mëkati ndaj këtij personaliteti është se  ate  duhet të nderojë  jo vetëm komuna  , por edhe më gjerë  me ndonjë dekoratë  mirënjohëse . Sepse kontributi i tij  është i gjithanshëm dhe i pa lodhur në  disa  drejtime. Andaj, kjo kërkesë e përgjithshme  që  personalitet si Bashkim Gashi të nderohet  me ndonjë titull të veçantë, për angazhim qytetarë./www.QendraPress.com/