Siguria në  shkolla dhe fillimi i vitit shkollor,debatohet ,me  drejtorë  shkollash dhe drejtori i Policisë  në Prizren Faton Alija

Sot, drejtorë të shkollave të  Prizrenit për të debatuar, lidhur me  sigurinë në shkolla, për fillimin e  vitit shkollor, furnizimin me libra dhe të  tjera  takohen  bashkërisht me Policinë  Rajonale  ku  ishte drejtori Faton Alija, major Vehbi Zekolli,Shaqir Karadollam dhe  udhëheqës tjerë  të  policisë rajonale. Në takim morën pjesë edhe kryetari i Komunës së  Prizrenit Shaqir Totaj, drejtoresha  e Arsimit Luljeta Veselaj Gutaj ,nga SBASHK-u, Reshit Kushaj dhe  nga  ndërkombëtarët .Fillimisht mbledhje n hapi drejtoresha Luljeta Veselaj Gutaj. Kurse  të pranishmit i përshëndeti kryetari Totaj. Ai tha se  Arsimi është  primar dhe  besojë se  po bëjmë edhe në më tepër që ju të  keni  kushte  sa më të mira, tashmë  e kemi nënshkruar edhe marrëveshjen  për kamera  të sigurisë

Drejtori i policisë Faton Alija pastaj ka folur për projektin e që po bënë policia  për të siguruar  sa më shumë siguri për nxënësit dhe  mësimdhënësit. Pos  policëve të   uniformuar  kemi edhe policë  me  rroba civile, Të  gjitha këto i bëjmë që  të parandalojmë  ndonjë  incident  në shkolla. Kemi edhe  detyrë  që të  kontrollojmë edhe  nxënësit që  vijnë në  jashtë  qyteti. Ne  jemi prezent   në të  gjitha shkollat. Kurse ai apeloi që  në të  gjitha aktivitetet  që i bëni të na ftoni dhe ne do të jemi prezentë . Të  gjithë  këto  për të pasur sukses  neve na kërkohet të kemi  një bashkëpunim dhe  të flasim hapur. Drejtoresha  Luljeta  Veselaj Gutaj  tha se   kamerat janë  për  sigurinë  me të madhe. Edhe kryetari  Totaj  tha se  duhet  me  bëjmë  ndenje trajnim për te  parandaluar  gjuajtje ne mase.

Rrahim Bekteshi drejtor shkolle foli për sigurinë në  shkolla . Edhe Sedat Bajrami  kërkoi të vendoset një kamerë sigurie në shkollën e Mushnikovës

Majori Vehbi Zekolli  , foli për sigurinë e  në shkolla duke  folur   për  raste  që kanë shënuar rënie  sidomos edhe në shkolla. Reagimi i policisë  ka qene  i menjëhershëm.Vitin kaluar  kemi punuar  majmet dhe  kemi  hapur  raste të shitjeve  të narkotikëve, pesë raste  janë  gjetur në  afërsi shkollash

Bekim Nerjovaj drejtor i shkollës se  Lugishtës, kam një  kërkesë për policin,  problem është që të rinjtë  vozisin pa patentë shofer. Sidomos në  kohën  kur nxënësit  dalin nga shkolla.

Vlora Karavidaj, tha se dua te ndaje një shqetësim tjetër  e ajo është braktisja e nxënësve dhe  shumica  e tyre pasoj janë pa edhe në rolin  lypsarëve. Besojë se na duhet të krijojmë  një  parandalim  të  këtyre rasteve.