Sofra poetike e QendraPress”it me Bruna Musai

0

Shiu

Ky shi në buzëmbremje të jep nostalgji

E mendja ndalon te dashuria

Sa bukur po duket vendi tani

Une ‘ti ‘shiu ‘dhe dashuria

E pikat e shiut si perla diamanti

Mbi kokën tonë rigon i argjend te

Te dy seç u strukem si gur smeraldi

E shiu buzëqeshjet përkedhelte lehtë

Ky shi ne buzëmbrëmje na fali magji

Freskia zemrat i kishte pushtuar

E bashkë me shiun jetuam të dy

Ashtu të përqafuar, e të dashuruar

Ky shi i butë seç e zbrazi qiellin

E ne të dy s’lëvizën qe aty

Filloi hëna të çante errësirën

Nën dritën e hënës qëndruam te dy

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *