Sonte, filloi Festivali ‘’Hasi Jehon’’-edicioni i 36-të i radhës.

Sonte, në Gjonaj të Hasit nisi edicioni i 36-të i Festivalit “Hasi Jehon”, një nga ngjarjet më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore shqiptare, ku njëkohësisht u shënua dhe 50 vjetori i themelimit të SHKA “Malësori”.

Gjatë tri netëve të festivalit do të performojnë ansamble kulturo-artistike nga të gjitha trevat shqiptare.

Një festë e pasur me këngë, valle dhe tradita – një aktivitet që nuk duhet humbur!#HasiJehon2025#KulturaShqiptare#FestivaliTraditave