Sonte, Grupi Joformal i Grave asambleiste, me kryesuesen Antigona Berisha Bytyqi, Shoqata e grupit të grave të dëshmorëve të luftës, ndezën qirinjë për Lirodona Ademaj,
Sonte ne si Grup Joformal I Grave asambleiste, bashkë edhe me kryesuesen e Kuvendit të Prizrenit znj. Antigona Berisha Bytyqi, gra të organizatave të shoqërisë civile, pjesëtare nga Shoqata e grupit të grave të dëshmorëve të luftës, në shenjë të fortë solidariteti për Lirodona Ademaj, gruan të cilës bashkëshorti i saj ia morri jetën në mënyrë brutale, ndezëm qirinjë në sheshin Shatërvan, ku këta qirinjë shprehin zemërimin tonë ndaj këtij akti barbarë.
Ne asnjëherë nuk mund të qëndrojmë të heshtur ndaj dhunës dhe vrasjeve të grave, nënave dhe motrave tona, ku kjo ngjarje na detyron që të ngrisim zërin, të bëhemi bashkë dhe të jemi ne faktorët në ndërgjegjësimin e shoqërisë sonë.
Liridona të jetë gruaja e fundit që burri ia merr jetën, e raste të tilla të mos kemi më sepse me të vërtet është bërë boll dhe ngjarjet e tilla po na tregojnë se sa shoqëri e dështuar jemi!