Sot 27 vite pritje, se një ditë do të kthehen në atdhe eshtrat e 9 nga 18 luftëtarët e rënë në Betejën e Jeshkovës-Shkruan;Fidan SHALA

Sot 27 vite pritje, se një ditë do të kthehen në atdhe eshtrat e 9 nga 18 luftëtarët e rënë në Betejën e Jeshkovës, si dhe 3 të tjerëve në fshatrat Malësi e Vërrinit dhe Hoqë e Qytetit, të cilëve ushtria dhe policia serbe, në atë ditë, ua zhduku edhe trupat e tyre.
Për të cilët, në faqen e Brigadës 549 të ushtrisë serbe, që vepronte në Prizren, thuhet se atë ditë në Jeshkovë u vranë 18 ushtarë të UÇK-së, por që nga ajo ditë nuk dihet se ku i dërguan trupat e tyre