Sot ,40 nxënës të Gjimnazit ‘’Gjon Buzuku’’ në Prizren iu nënshtruan testit PISA

        Në mbarë  Kosovën  këtë vit testit PISA i nënshtrohen gjithsejtë  530 nxënës, kurse në Prizren  sot,  këtij testi iu nënshtruan gjithsejtë 40 nxënës të Gjimnazit ’’Gjon Buzuku’’. Këta nxënës sot në  mjediset e shkollës ‘Lidhja e Prizrenit’’ e mbajnë këtë  test të dijes . Fillimisht i ka përgëzuar dhe uruar  drejtoresha e arsimit në  Prizren Luljeta Veselaj Gutaj, duke  uruar që  ku testi  të bëhet pa asnjë  frikë e panikë, sepse në këtë drejtim ajo tha se  është punuar shumë. Mirëpo ,ajo tha se në mungesë  të  testeve në gjuhën turke dhe boshnjake, për fat të keq nxënës  të këtyre komuniteteve nuk kanë mundësi të i nënshtrohen testit PISA.

 Po sot, në  Prizren erdhën për të përgëzuar e uruar nga MASHT-i  zyrtari i lartë N ehat Duraku, i cili  uroi këta nxënës  duke qene i bindur se  do të arrijnë suksese evident këtë vit.

Edhe drejtoresha e Gjimnazit ‘’Gjon Buzuku’’ Gylaj Shipkovica-Karjagdiu, shprehu bindjen e plotë se  nxënës të  kësaj shkolle do të arrijë  rezultate  të mira ,sepse kanë bërë përgatitje  shumë të mirë, por  për fat të keq  edhe ajo shprehi brengosjen që nxënësit në gjuhën turke dhe boshnjake  nuk kanëe  teste  në këto gjuhë.

Por, me shumë  vullnet  edhe nxënës  të  kësaj shkolle sot, ishin dhe shprehen me bindjen se do ta dalin mirë siq  shpreh nxënësja Aurora Kabashi.

Për testin PISA këtë vit njëzëri u shprehën se në këtë vit pritet vetëdijesim më i madh i nxënësve dhe rezultate më të mira.