Sot, e 26 vite më parë  përkujtohet Dëshmori i kombit Fatmir Hysni Hoxha.

Sot, bëhen  plotë 26 vite  kur iku nga  jeta  Dëshmori I Kombit  Fatmir Hoxha – ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që nga ditët e para të  daljes në skenë të  UÇK-së . Fatmiri një djalë shembullor e një  djalë i rritur në  familjen atdhetare  të atdhetarit  Hysni Hoxha,në lagjen’’Arbana’’ ishte  angazhuar  dhe  asnjëherë nuk iu nda  luftës  për liri, për të  luftuar edhe në betejat më të lavdishme , ku edhe sëmuret  rëndë  për tu shëruar pastaj në spitalin ushtarak. .
Ai ishte vetëm një nga shumë 18 vjeçarët më të mirë të këtij vendi që lanë gjithçka për lirinë tonë. Me krenari kujtojmë guximin, përkushtimin dhe sakrificën e tij. Ai  ishte  jo vetëm një  i ri por ishte një idealist që  kuptoi se liria nuk vije pa gjak .nuk vije pa luftë  dhe nuk vije ndryshe. Emri i tij, dhe i të gjithë dëshmorëve të UÇK-së, do të jetojë përjetë në historinë e këtij kombi./Përkotonë i vëllai/ Por , guximi  dashuria  për lirinë e Kosovës  padyshim se   na bëjnë krenar neve  e padyshim  se i bënë krenar që rriten e patën një bir të tillë edhe  babin Hysniun e nënën  Sehare dhe vëllezërit  e tij. Kjo familje   nuk i dha një dëshmor lirisë së Kosovës por ia fali dy Heronj, sepse  në  bazamentin e kësaj familje ishte trasuar  heret liria e Kosovës. Heronj  si Fatmiri padyshim se duhet të jene  një udhërrëfim për rininë e sotme, e jo të marrin arratinë e të ikin rrugëve të botës, Ai la  të gjitha anash sepse e thërriste zëri i atdheut dhe  ai u bë gur themel i kësaj lirie që sot,  ne e gëzojmë. Ai dhe jeta e gjaku i dëshmorëve, tani janë llambadarë q nuk shuhen kurrë /QendraPress/