Sot, filluan punimet infrastrukturore  në rrugën’’Shuaip Spahiu’ në  Prizren

               Pas disa analizave të  mirëfillta  që  kërkohen  të bëhen në  një zonë, çfarë është kjo,  ku gjendet rruga  ‘Shuaip Spahiu’’,sot, filluan punimet infrastrukturore  në  këtë  rrugë  në Prizren.Pos  kryetarit  të  komunës   së  Prizrenit Shaqir Totaj ,nënkryetari Kujtim Gashi,  drejtorë të  ekzekutivit dhe  drejtorit të Shërbimeve Publike,Çelë Lamaj, sot në këtë përurim simbolik  kishte ardhur edhe kryetari i PDK –së,Melmi Krasniqi, bashkë  me stafin udhëheqës  si;Vlora  Çitaku,Uran Ismaili, Bernard Nikaj, e  të tjerë

Shaqir Totaj  me këtë rast  tha se ky është rivatilizimi kësaj rruge në këtë zonë   ky projekt do të  zgjas  disa  muaj do të vazhdojë  nga këtu deri tek  Ura e  Gurit. Nuk do të ketë  parking , por kjo do ti  bashkohet  sheshit ‘’Shadërvan,’’ që   ti jap  një pamje  më të bukuar  Prizrenit dhe  kjo pjesë  do të jete e veçantë. Ku  përmes  kësaj  që të  legjitimohemi njëherit  se ne  po punojmë me punë ekipore dhe  me këtë rast suksesi  nuk po ana mungojnë dhe  vazhdoi.

Memli Krasniqi  fillimisht pas  njohurive   që morën nga arkitekti i kompanisë punë kryese  tha ‘’  Më lejoni që  them se  Prizreni me qeverisjen Totaj, është kthyer në një  model të  mirëqeverisjes . Derisa tani PDK-ja   këtë model  të  qeverisjes  po e  aplikon  edhe në komunat   tjera  ku jemi ne fitues. Prizreni është  kthyer në kantier  ndërtimi  e këtu janë realizimi  dhe përmirësimi  i jetës së  qytetarëve . Jemi dëshmitar  para së  gjithash është edhe aryeje  e marrjes  së vendimeve  në interesin e  qytetarëve .  Sa herë  vi në  Prizren ndihem i frymëzuar ,  sepse po ndjehem mirë dhe  derisa  pa ardhur  këtu ishim  tek rruga  e transitit, e cila rrugë dihet se ishte e bllokuar tash e 15  vite  Ne  jo vetëm që po shohin e  po shijojmë  këtë mirëqeverisje , por kjo  ua ka bërë më të  mirë  jetën  qytetarëve të  Prizrenit  tha  kryetari Krasniqi,

Pas kësaj ta  gjithë  bashkërisht edhe bënë një shëti nga aty deri tek lokalet e  SHKA’’Agimi’’ ku me këtë rast  i bënë edhe një  vizite  shoqërisë më të vjetër   të  Kosovës, Ku nga afër  u njoftuan për  punën dhe angazhimin  që po bënë kjo shoqëri nga kryetari Festim Bytyçi dhe kryesia e shoqërisë.

Kjo  pjesë   rrugës  në këtë zonë  të trashëgimisë  pritet  të  shtojë edhe numrin  turistëve  qytetit të  Prizrenit.