Sot mot i kthjellët dhe me diell, ngriten edhe më tej temperaturat

      Mot i kthjellët dhe me diell ditën e enjte. Në mëngjes ngrica dhe temperatura minimale deri në -1C e -3C. Ditën më ngrohtë me temperatura deri në 11C e 12C.Mot stabil dhe paksa më i ngrohtë gjatë ditës do të mbajë deri në fundjavë, me intervale më të gjata me diell por edhe vranësira kalimtare ditën e premtë dhe të shtunë.Temperaturat maksimale edhe deri në 13C e 14C, lokalisht edhe mbi 15C. Të hënën orëve të mëngjesit pritet përkohësisht përkeqësim i motit, me mundësi edhe për reshje bore dhe shiu, njofton Prishtina Weather.