Sot, në Ditën e Mësuesit , në ShMU “Hysen Rexhepi” u përurua salla e re e edukatës fizike.

Sot, në një ditë kaq domethënëse si Dita e Mësuesit , në ShMU “Hysen Rexhepi” u përurua salla e re e edukatës fizike .Kjo hapësirë e re sportive do t’u shërbejë nxënësve tanë për zhvillim, s hëndet dhe aktivitete sportive, duke krijuar kushte edhe më të mira për edukimin e tyre. Ky projekt i rëndësishëm është realizuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) në bashkëpunim me operatorin ekonomik Euroing, një investim i çmuar për shkollën dhe komunitetin tonë. Në këtë ditë të veçantë për arsimin, kjo sallë bëhet simbol i përkushtimit për një të ardhme më të shëndetshme dhe më të ndritur për nxënësit tanë./QendraPress/
