Sot, përkujtohet 25 vjetori i Komandant Drinit,

 Sot, bashkëluftëtarët , shoqatat e dala nga lufta, familjarë di dhe Arpagjik’t e përkujtojnë kujtimin dhe veprën e tij të pavdekshme

“I tharë mbeti Drini me rënien tënde, por kujtimi për ty nuk shuhet kurrë.”

25 vjet më parë, u vra në mënyrë tinëzare një prej figurave më të rëndësishme të popullit shqiptar, e sidomos të qytetit të Prizrenit – heroi i UÇK-së, çlirimtari i Shadërvanit, Komandant Drini.

“Liria nuk dhurohet, ajo fitohet me gjak!” – ishte besimi që e udhëhoqi.

Të enjten, më 8 maj, në 25-vjetorin e rënies së tij, mblidhemi në Qendrën Sportive prej orës 10:00 dhe vazhdojmë te varrezat e dëshmorëve në Landovicë, për me e nderu kujtimin dhe veprën e tij të pavdekshme.

Gjithashtu, po të njëjtën ditë, takohemi nga ora 20:30 te Ura e KFOR-it ku bashkë nisemi për në Kala.

Lavdi Komandantit! Arpagjik’t, Prizreni e mbarë Shqiptaria nuk të harrojnë kurrë. Kurse  edhe bashkëluftëtarët ,familjarët, shoqata e dla nga lufta sot e përkujtojnë më homazhe e rikujtime/QendraPress/